Ditën e sotme, 24 shtator, Rudina Dembacaj publikoi një seri fotosh nga Kapadokia, Turqi.
Gjatë pushimeve, ajo ka marrë propozimin për martesë nga Mark Frroku.
"I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish...
As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë", shkruan ajo në postimin e fundit në Instagram.
Vieë this post on Instagram
"P.S. I thashë PO!"
Në janar të këtij viti, Rudina Dembacaj konfirmoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, nëpërmjet një postimi në Instagram, ndonëse thashethemet për lidhjen kishin nisur më herët.
Në fund të janarit, në një intervistë me Rudina Magjistarin, kur u pyet për martesën dhe planet e së ardhmes, ajo u shpreh se për momentin "po shijonin dashurinë".
Edhe biznesi na merr kohën e tij, por unë jam e dashuruar me Markun, sigurisht që do martohemi!"