Showbiz dhe TV

Në këtë këngë të Loredanës, vështirë të gjesh një koment pozitiv

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2020

Në këtë këngë të Loredanës,

Kënga “Intro” e Loredanës u publikua tri ditë më parë (22 shtator) në kanalin e saj në Youtube, në të cilin numërohen më shumë se 1.47 milionë subscribers. Deri tani (25 shtator), “Intro” numëron diçka më shumë se 1.5 milionë klikime dhe 64 mijë pëlqime, 10 mijë më shumë se mospëlqimet (dislikes). Duke marrë parasysh se projektet e mëparshme të reperes kanë kapur më shumë se 1 milionë klikime brenda një dite të vetme, duke shtuar këtu edhe raportin e ngushtë mes likes-dislikes, vihet re një lloj “bojkoti”, të paktën nga fansat zviceranë, gjë që kuptohet qartazi në komente.

Ka rreth 14 mijë komente në klipin e “Intro” dhe vështirë të gjendet një koment pozitiv. Në pjesën dërrmuese të tyre, lexohet se njerëzit kërkojnë që të bojkotojnë reperen.

Disa prej komenteve:

1. “Ja dole të fshish komentet negative në Instagram, por jo këtu.”
2. “E vutë re që ka më shumë mospëlqime se pëlqime?”
3. “Bravo, ja dole të kesh më shumë likes. Sa kushtuan?"
4. “Si shpjegohet që tani ke më shumë pëlqime, por ke vetëm komente negative?"
5. “Po thua që bota është kundër teje. Po, dhe për fajin tënd” (njerëzit i referohen konfliktit me zonjën zvicerane).
6. “E çfarë se do fitosh Swiss Music Award? A thua se s’do ketë asnjë muzikant tjetër zviceran” (më “Intro”, në një pjesë të tekstit, reperja thotë: Artisti më i madh në vend, por akoma pa pasaportë).
7. “Tashmë ka gjetur imazhin perfekt – gjarpërinjtë janë fiks për ty” (Loredana shfaqet si Meduza).
8. “Të jeni të sigurt, armiqtë e mi jetojnë më pak. Pra, po bën shaka me mendimet e zonjës për vetëvrasje të zonjës Petra?” (Në këngë, Loredana thotë se armiqtë e saj jetojnë pak).
9. “Çfarë po ndodh këtu? Kaq shumë mospëlqime për një artist që brenda një viti pati kaq shumë hite. Sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat në jetën tënde.”
10. “Seriozisht e ke? Pra, je ti viktima tani?!” (Në këngë, reperja thotë se Zvicra ushtron presion mbi një nënë beqare; ndonjëherë e ka të vështirë të marrë frymë).
11. “Sa e turpshme. Po u bën diss edhe vëllezërve tani” (Loredana thotë në “Intro”: 7 vëllezër dhe i sjell unë paratë në shtëpi).
12. “A do shkosh në tur? Sa keq do të jetë, autotune dhe playback.”
13. “A ka vënë re njeri ndonjë koment pozitiv. Unë jo.”

Nga çfarë kuptohet në komente, ndonëse Loredana tha se bëri paqe me gruan zvicerane, ndjekësit nuk janë qetësuar aspak nga gjithë çfarë u raportua në media.