Shëndeti

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante: Efektet pozitive dhe negative

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2020

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Disa pjata janë aq pikante, saqë kuzhinierët duhet të mbajnë një maskë gazi gjatë gatimit, për të mbrojtur sytë nga djegia. Ngrënia e ushqimit të nxehtë ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin. Por jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për efektet pozitive dhe negative të tij.

1. Ju mund të humbni peshë

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Të hash ushqim pikant është një mënyrë e thjeshtë “për të djegur dhjamë shtesë”. Asgjë nuk mund të zëvendësojë ushtrimet dhe një dietë të shëndetshme, por kapsinoidet që gjenden tek specat nuk bëjnë dëm. Sidoqoftë, nuk duhet kurrsesi t’i konsumoni vetëm për këtë qëllim, apo t’i zëvëndësoni ato me çdo vakt tjetër tuajin.

2. Toleranca juaj ndaj dhimbjes do të rritet

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Është e vështirë të besohet, duke qenë se vetë ngrënia e ushqimit pikant, mund të jetë “e dhimbshme” për ca njerëz. Sidoqoftë, specialistët thonë se një përbërës i tyre, i quajtur “kapsaicina”, mund të synojë një substancë të veçantë në trurin tonë që është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbshme. Ai “mashtron” disi trurin tonë duke injoruar dhimbjen.

3.  Sistemi juaj imunitar do të përmirësohet

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Ndërsa shijoni ushqim të nxehtë, trupi juaj pasurohet me antioksidantë. Kjo është veçanërisht e dobishme gjatë sezonit të gripit, pasi antioksidantët na mbrojnë nga mikrobet që sulmojnë trupat tanë.

4. Ka një shans të jetoni më gjatë

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Ky studim tregoi se njerëzit që konsumuan ushqim pikant 6-7 ditë të javës, kishin një normë vdekshmërie 14% më të ulët. Studimi vëzhgoi adhuruesit e u shqimeve pikante në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë të rrezikut, pra, ushqimi pikant nuk do të ndihmojë ata që kanë një mënyrë jetese jo të shëndetshme.

5. Konsumi juaj i sheqerit do të ulet

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Nuk është më një sekret që sheqeri është i tmerrshëm për shëndetin tuaj, por ulja e sasisë së tij nuk është e lehtë. Ekspertët thonë se shtimi i pjatave pikante në menunë tuaj herë pas here, mund të ndihmojë për të luftuar dëshirën për sheqer.

Tani le t’i bëjmë gjërat vërtet “pikante” dhe të flasim pak edhe për anët jo dhe aq të mira të konsumit të këtij lloj ushqimi:

6. “Sythat e shijes” tuaj do të vuajnë

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

"Taste buds" ose "sythat e shijes" janë pikat e vogla në sipërfaqen e gjuhës suaj, që ju lejojnë të njihni shijen e një ushqimi ose pijeje.

Pra, gjuha do të jetë e para që do të ndjejë pasojat negative të dëshirës suaj për ushqim pikant. Gjuha juaj do të ndiejë një ndjesi përvëluese dhe kjo nuk është vetëm një ndjenjë, por një djegie aktuale. Për shkak të saj, ju nuk do të jeni në gjendje të shijoni si më parë, por mos u shqetësoni, kjo është vetëm e përkohshme.

Receptorët tuaj të shijes do të rikuperohen, përveçse nëse hani shumë ushqime pikante në baza ditore për një kohë të gjatë.

7. Mund të shkaktojë një reaksion alergjik

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Disa njerëz thonë se përjetojnë një fytyrë të ënjtur dhe kruajtje në mëngjes, pasi kanë ngrënë një darkë pikante. Kjo mund të ndodhë sepse specat apo erëzat e ndryshme ka të ngjarë të shkaktojnë alergji. Për disa njerëz, ky reagim është vetëm reagimi natyror i trupit ndaj erëzave.

Për të kuptuar pse ndodhi dhe si ta parandaloni, mund të jetë e nevojshme të vizitoni një mjek.

8.  Problemet e stomakut tuaj mund të përkeqësohen

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, të hani ushqim pikant nuk është një ide e mirë. Sipas mjekëve, mund t’ju japë diarre apo të shkaktojë gastrit të përkohshëm.

Nëse tashmë keni probleme me stomakun, ato ka të ngjarë të përkeqësohen.

9. Mund të rrisë urthin (heartburn)

Çfarë i ndodh trupi kur hamë ushqime shumë pikante:

Erëzat djegëse përshijnë një kombinim të acideve dhe kur konsumojmë shumë prej tyre, muret e stomakut tonë fillojnë të digjen. Kjo gjendje mund të përkeqësohet dhe të bëhet kronike në planin afatgjatë. Nëse ju ndodh të përjetoni urth, provoni të pini qumësht, ose ftohni djegien me pak akullore.

Burimi: Bright Side