Celebrity

Këto janë arsyet pse Demi i dha fund fejesës dhe ndoshta, ajo sapo konfirmoi lajmin

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2020

Këto janë arsyet pse Demi i dha fund fejesës dhe ndoshta, ajo

Sipas një burimi të sigurt të People, Demi Lovato dhe Max Ehrich, i kanë dhënë fund lidhjes, pasi bënë publike fejesën në korrik të këtij viti.

Një tjetër shkrim i revistës për çiftin, publikoi, pak orë më parë, disa arsye të ndarjes dhe screenshot-et, nuk janë një arsye e mirëfilltë e asaj që ndodhi.

Gjithashtu, është më e komplikuar se “përqendrimi i tyre në karrierat përkatëse”.

"Demi dhe Max ishin në thelb, së bashku 24/7 çdo ditë për disa muaj (referuar karantinës)," u shpreh një burim People. "Ata jetuan në një flluskë me zero stres dhe gjithçka ishte thjesht argëtuese. Tani që janë në botën e vërtetë,  të dy janë duke punuar dhe janë në brigje të ndara".

Një tjetër shton:

“Max u qëllua me famë dhe ishte e vështirë. Ai u mbyt nga Hollywood-i.”

Ndërkohë, E! News raporton se arsye të ndarjes, mund të kenë qenë disa “çështje të besimit”.

“Kishte shumë shenja që ajo po injoronte dhe po përpiqej të bënte një sy të verbër”, u shpreh një burim, duke shtuar se “ajo nuk i beson atij”.

Me sa duket, gjërat filluan të marrin për keq, kur Max Ehrich shkoi në Atlanta për të filmuar një projekt të ri.

"Ata po grindeshin shumë dhe Demi nuk donte që ai të shkonte pa të," tha burimi i parë. “Ka patur shumë tension, derisa Demi e la.”

Nuk ka ende një reagim nga çifti, që vërteton ose përgënjeshtron lajmet. Ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe fotot e tyre janë akoma aty, por një postim i fundit i Demit, mund të na thotë se ajo nuk është më e fejuar, pasi në foto, nuk duket gjëkundi unaza e fejesës:

Këto janë arsyet pse Demi i dha fund fejesës dhe ndoshta, ajo

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Burimi: People, Glamour, Mirror CO UK