Marc McWilliams, ish-bodyguard i Kris Jenner, pohon dokumentet e marra nga Us Weekly se ai ishte "subjekt i veprimeve seksuale të padëshiruara”, ndërsa punonte për Jenner dhe Kourtney Kardashian.
McWilliams u punësua në vitin 2017 dhe ai pretendon se sjellja e papërshtatshme filloi që në muajin e parë të punës.
Sipas dokumenteve, Kris bënte komente “"të një natyre të hapur seksuale" ndaj McWilliams, sikur po bënte vërejtje për pamjen e tij fizike, pyeste për jetën e tij seksuale dhe i sugjeronte “të bënin marrëdhënie romantike dhe seksuale së bashku”.
Rreth majit të vitit 2017, Marc pretendon se Jenner kreu “kontakt fizik jo-konsensual”, përkundër ankesës së tij “në mënyrë të përsëritur” te punëdhënësi, David Shield Security. Ai gjithashtu pretendon të ketë qenë dëshmitar i Jenner duke bërë "komente të turpshme sugjestionuese, seksuale, seksiste, raciste, homofobe dhe diskrimunuese ndaj tij dhe kolegëve të tij.
McWilliams u “pezullua” nga puna me Jenner në shtator të vitit 2018, por vazhdoi të ishte bodyguard për thelemuesen e Poosh, Kourtney Kardashian.
Të mërkurën, më 30 shtator, avokati i Jenner mohoi akuzat kundër klientes së tij.
“Kris kategorikisht mohon se është sjellë ndonjëherë në mëyrë të papërshtatshme ndaj Marc McWilliams. Roja i sigurisë punoi jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk hyri në shtëpinë e Kris”, tha Marty Singer për TMZ në një deklaratë. “Kris kishte shumë pak ndërveprim me të. Pasi roja u kap në mënyrë të përsëritur duke fjetur në makinën e tij ndërsa ishte në punë, kompanisë së sigurimit iu kërkua të mos e caktojë atë për të punuar atje në të ardhmen. "
Lajmi për procesin gjyqësor kundër Jenner vjen javë pasi familja e saj konfirmoi se Keeping Up With Kardashians po mbaronte në 2021.
Burimi: US Weekly