Celebrity

Ish-i fejuari akuzon rëndë Demi Lovato-n: 'E gjithë bota duhet ta dijë'

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2020

Ish-i fejuari akuzon rëndë Demi Lovato-n: 'E gjithë bota

Marrëdhënia e Demi Lovato-s dhe ish-të fejuarit të saj, Max Ehrich, po përkeqësohet akoma më shumë, sidomos pas deklaratave të çuditshme të këtij të fundit.

Në një video live në Instagram (via Cosmopolitan), Max thotë se Demi e ka përdorur atë për qëllime marketingu dhe iu referua edhe këngës së fundit të saj.

“Unë isha i dashuruar. E gjithë bota duhet ta dijë këtë. Mendoja se gjeta të duhurën, tani zbulova se u përdora. Shpresoj që kënga të jetë numër një, sepse e di çfarë, nëse kjo është ajo që dëshiron në një botë materiale, ja ku e ke, merre. Shpresoj që kjo të të bëjë të lumtur. Shijoje. Sapo ke humbur dikë që të ka dashur plotësisht, pafundësisht për gjithçka.