Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2020: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2020: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2020: Ujori dhe Peshqit

Jeni treguar shumë të kujdesshëm gjatë pandemisë, por dëshira për të lënë shtëpinë sa vjen e rritet. Hëna e Plotë e 1 tetorit do t'ju sjellë një shans për të udhëtuar drejt një vendi tjetër, por mendojeni pasi është ide me risk.

Nëse ju kanë prezantuar një kontratë për të firmosur, tregojani më pari një avokati dhe nëse jeni gati për ta hedhur atë firm, bëjeni shpejt gjatë ditëve të para të tetorit, ndonëse më e mira është të prisni deri në gjysmën e nëntorit. Mërkuri, planeti që mbulon çdo lloj komunikimi dhe çështje ligjore do të jetë në prapavijë deri në 3 nëntor. Nuk është veprim i zgjuar të firmosni marrëveshje gjatë kësaj kohe, prandaj më mirë prisni. 

Një pozicion i ri pune mund t'ju prezantohet gjatë nëntorit, prandaj mendoni për referencat që do të paraqisni. Tregohuni të kujdesshëm, pasi ka njerëz që duan t'ju bëjnë të besoni që po ju mbështesin ndërkohë që është e kundërta. Kërkoni këshilla.

Hëna e Re e 16 tetorit do të sjellë një projekt të madh që lidhet me median dhe nëse është kështu përgatituni për sfidë pas skenave. Tregojini botës fytyrën tuaj më të mirë. 

Në 16 tetor shumë planete do të jenë në luftë, prandaj qëndroni të fortë. Stresi mund t'ju bëjë ta humbisni energjinë dhe imunitetin për të cilin keni nevojë. Kujtoni që kjo situatë është e përkohshme.

Halloëeen-i sjell surpriza, por jo nga ato që ndoshta ju po prisnit. Vëmendja juaj më e madhe është e drejtuar nga familja dhe shtëpia. Mund të jeni duke ndryshuar vendbanim dhe po kërkoni për një vend shumë larg atij aktualit që t'i përshtatet mundësisë së re për punë.

Nëse keni në plan për të ndryshuar arredimin e shtëpisë, prisni mesin e nëntorit për ta bërë. Një lajm i papritur mund të vijë nga njëri prej prindërve apo një pjesëtar i familjes dhe mund të jetë e nevojshme ndihma juaj. Nëse punoni nga shtëpia për një projekt, do t'ju kërkohet ta bëni sërish në një tjetër formë apo duke përdorur një tjetër metodë. Urani kërkon të jeni të shkathët dhe sigurisht që ju mund ta bëni fare mirë këtë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2020: Ujori dhe Peshqit

Jeni marrë shumë me menaxhimin e parave këto kohë dhe me të drejtë keni ndjerë stresin e përgjegjësive. Prisni një pagesë gjatë Hënës së Plotë në Dash, një pagesë të cilën keni nevojë ta shihni për shkak të shpenzimeve të larta që keni bërë kohët e fundit. Mund të jeni duke investuar në diçka të madhe, ndoshta në një biznes apo pronë. 

Nëse keni qenë duke menduar për të prezantuar një produkt të ri, konsumatorët ose klientët mund të jenë paksa konfuzë për ç'ka po lançoni. 

Hëna e Re e 16 tetorit do të vijë pak më tensionuese në lidhje me paratë. Fokusi juaj do të jenë financat, prandaj bëni kujdes gjatë prapavijës, deri më 13 nëntor.

Marsi dhe Mërkuri në prapavijë do ta ngadalësojnë paksa progresin tuaj, por mos u shqetësoni. Do të përfitoni nga vonesat prandaj mësoni të mos i sforconi gjërat për të ecur para. Situata do të ndryshojë nga gjysma e nëntorit, ku gjithçka duket se përmirësohet.

Halloëeen-i do të vijë i paqëndrueshëm, madje dhe miqtë tuaj s'do të sillen si normalisht. Në një muaj të mbushur plot me sfida do të mësoni si të përballeni me ndjesi dhe kushte që s'i kishit parë deri më tani.

Sapo Mërkuri kthehet në vijë të drejtë (3 nëntor) dhe Marsi gjithashtu (13 nëntor), do të keni përjetoni një periudhë të lumtur. Ka qenë një vit i vështirë, por ka një ylber në fund të tij. Planifikoni një sezon të lumtur pushimesh, bëni një listë me gjëra që ju kënaqin, por sigurohuni të mos përfshini grumbullime të mëdha njerëzish.

Në 12 tetor, Neptuni dhe Jupiteri janë në harmoni perfekte, shfrytëzojeni për të bërë komunikime që do të rezultojnë me fat. Ky shans, nuk ju vjen më deri në 2022-in. Merruni me ëndrrën tuaj dhe punoni për të sepse pavarësisht vështirësive që sjellin muajt, do t'ju realizohet.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.