Art & Libra

Nobeli në Letërsi: Pritet një zgjedhje e sigurt, pas skandaleve të 3 viteve të fundit

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2020

Nobeli në Letërsi: Pritet një zgjedhje e sigurt, pas skandaleve

Jamaica Kincaid dhe Anne Carson po komentohen si fituese të mundshme të çmimit Nobel për Letërsinë, ndërkohë që juria ka gjasa të përpiqet të zgjedhë një fitues të sigurt, pas skandaleve të tre viteve të fundit.

Nobeli në Letërsi: Pritet një zgjedhje e sigurt, pas skandaleve
Jamaica Kincaid
Nobeli në Letërsi: Pritet një zgjedhje e sigurt, pas skandaleve
Anne Carson

Çmimi Nobel për Letërsinë, çmimi më i shquar letrar në botë, do të jepet të enjten pasdite. Pavarësisht prestigjit, Akademia Suedeze është përfshirë në skandale që prej nëntorit të vitit 2017.

Poetja Katarina Frostenson ishte një ndër shtatë anëtarët e akademisë që u largua pasi bashkëshorti i saj, Jean-Claude Arnault, u akuzua si përdhunues dhe se kishte bërë publikë emrat e fituesve plot shtatë herë. Frostenson dhe Arnault zotëronin një klub kulturor në Stokholm që financohej pjesërisht nga akademia. Aty, Arnault kreu disa prej krimeve.

Në dhjetor të vitit 2018, Arnault u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim dhe u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg dhe me një gobë prej 215,000 krona suedeze. Që atëherë, akademia u përpoq të bënte ndryshime që premtonin të përmirësonin transparencën dhe ceremonia u anulua për një vit.

Megjithatë, në vitin 2019, Nobel u përfshi sërish në skandal. Një vit më parë, u shpallën dy fitues, autorja polake Olga Tokarczuk dhe austriaku Peter Handke. Ky i fundit solli reagimin e jo pak personaliteteve të njohura, të cilën kritikuan vendimin për sa kohë Handke ka mbajtur një qëndrim pro-Serbisë në Luftën Jugosllave dhe ka qenë përkrahës i Sllobodan Millosheviçit, që njihet is “kasapi i Ballkanit” i akuzuar për gjenocid.

Përzgjedhja e tij ndezi debatin se pavarësisht arritjeve estetike, nuk duhen vlerësuar artistët që kanë mbështetur politika kundër njerëzimit.

Burimet: Guardian, New York Times