High Tech

3 mënyra të thjeshta për ta gjetur shpejt foton e parë që keni postuar në Instagram

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2020

3 mënyra të thjeshta për ta gjetur shpejt foton e parë

Nëse ju ka marrë malli për foton e parë që keni postuar në Instagram, por përtoni të kërkoni mes qindra fotosh, duhet të dini se ekzistojnë disa mënyra shumë praktike për ta gjetur fare lehtë. Vendosni pak muzikë nostalgjike në sfond dhe lexoni më poshtë:

1. Përdorni ekranin e kompjuterit/lap top-it.

Mendoni se do t'ju duhet të lodheni duke kërkuar? Në desktop do t'ju shfaqen të gjitha fotot e profilit tuaj shumë më lehtë se në celular. 

2. Kontrollo fotot që mban në telefon.

Nëse keni klikuar opsionin "save original photos" gjithçka duhet të bëni është të shkoni tek Settings-Account-Original Photos. Do t'ju shfaqen fotot e para të postuara shumë më shpejt sesa të shkoni në fund të Instagram-it tuaj. 

3. Kërkojani Instagram-it t'jua gjejë!

Shkoni tek Settings në telefonin tuaj, më pas klikoni opsionin Security dhe më pas Doënload Data.

Pasi t'i keni bërë këto, përgatituni mendërisht për të parë gjithë gjërat pa kuptim që postonim në 2015-ën e largët!

Burimi:Bustle