Art & Libra

Louise Glück fiton çmimin Nobel në Letërsi

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2020

Louise Glück fiton çmimin Nobel në Letërsi

Çmimi Nobel në Letërsi i këtij viti i është dhënë poetes amerikane Louise Glück. Glück u njoh për "zërin e saj poetik të pagabueshëm, që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale", tha Akademia Suedeze e Nobelit. Akademia shtoi se ajo ishte "e befasuar" kur mori telefonatën e tyre.

Louise Glück fiton çmimin Nobel në Letërsi

Glück, e lindur në 1943 në New York, jeton në Massachusetts dhe është gjithashtu profesoreshë e anglishtes në Universitetin Yale. Glück është gruaja e katërt që fiton çmimin për letërsi që nga viti 2010, dhe e 16-ta që nga ndarja e çmimeve Nobel për herë të parë në 1901. Amerikani i fundit që fitoi ishte Bob Dylan në 2016.

Louise Glück fiton çmimin Nobel në Letërsi

Gluck fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 për koleksionin e saj “The Wild Iris” dhe Çmimin Kombëtar Amerikan të Librit në 2014-n. Çmimet e tjera të saj përfshijnë Çmimin Bollingen 2001 për Poezi, Çmimin Wallace Stevens, dhënë në vitin 2008 dhe një Medalje Kombëtare të Shkencave Njerëzore në 2015-n.

Akademia tha se libri i saj “Averno” ishte një "koleksion mjeshtëror”. Kryetari i komitetit të çmimeve Nobel, Anders Olsson, vlerësoi zërin e poetes si "të sinqertë dhe pa kompromis", i cili është "plot humor dhe zgjuarsi thumbuese".

Burimi: BBC