Celebrity

Twerk, puthje e përqafime: 1 muaj pas divorcit, Cardi B dhe Offset festojnë të lumtur bashkë [?]

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2020

Twerk, puthje e përqafime: 1 muaj pas divorcit, Cardi B dhe Offset

Është e vështirë të besosh se Cardi B dhe Offset janë divorcuar, pas këtyre videove.

Në ditëlindjen e saj të 28, reperi i dhuroi një makinë Rolls Royce me vende lëkure të personalizuara, me emrin e Kulture (vajzës së tyre), dhuratë, e cila u shoqërua me përqafime e puthje dhe me miqtë që brohorasin në sfond.

Disa prej tyre dëgjohet t'i thonë Cardi-t:

“Mos e lër”, referuar kërkesës që Cardi ka bërë për divorc.

Më vonë, Cardi duket se po shijon ditëlindjen me një shfaqje twerk-u për Offset.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Spiritual Word (@spiritualword) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Spiritual Word (@spiritualword) on

Gjatë javëve të fundit, reperja u ka kujtuar të gjithëve se është beqare dhe zbuloi se DM-të e saj të Instagram, ishin “mbytur” me propozime nga admiruesit.

“Mund të dilja me cilindo burrë që dua”, tha reperja, duke shtuar se tani është gati “të rilindë vetveten”.

Cardi B njoftoi muajin e kaluar se ajo i dha fund martesës me Offset pas tre vitesh, duke shpjeguar se “u lodh nga grindjet”.