Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpalli Paul Milgrom dhe Bob Wilson si fitues të çmimit Nobel në Ekonomi, mirëpo asnjë prej tyre nuk e pranoi çmimin siç u ka hije ceremonive të tilla, përkundrazi të dy ishin në gjumë të thellë në shtëpitë e tyre në Stanford, Kaliforni.

Pas disa telefonatave të njëpasnjëshme, komiteti i Nobel arriti të kontaktonte me Bob Wilson. Ai është fqinj me Paul, ky i fundit ish-student i tij, kështu që shkoi me pizhama në derën e Paul për t’i dhënë lajmin se ka fituar çmimin dhe duhet të hapë telefonin.
“Paul, jam Bob Wilson. Ke fituar çmimin Nobel,” thotë ai në citofon. “Vërtet? Uou. Ok,” përgjigjet Paul. “A do t’i përgjigjesh telefonit?” shton duke qeshur Mary, bashkëshortja e Bob-it.
Më vonë, Paul tha për Reuters:
“Isha në gjumë dhe ra zilja e derës në orën dy të mëngjesit. Pastaj pashë fytyrën e Bob-it që po trokiste në derë duke më thënë se po përpiqeshin të më telefonin dhe se kisha fituar një çmim Nobel që ishte një lajm i shkëlqyer.”
Akademikët e Universiteti të Stafordit fituan Nobelin për punën e tyre në teorinë e ankandit dhe përmirësimin e formateve të tyre. Paul ka qenë student i Bob Wilson dhe punojnë bashkë që prej viteve '70.
Burimet: Stanford University, NobelPrize.org