Më shumë se 23 milion njerëz sëmuren çdo vit vetëm duke ngrënë ushqim të kontaminuar, sipas OBSH. Për të mbajtur trupat tanë të shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është të ndërtojmë imunitetin tonë nga brenda.
Më poshtë, gjeni disa ushqime të lehta, të cilat duhet t’i keni gjithnjë pjesë të dietës suaj ushqimore.
#1 – Bajamet
Sipas studiuesve, bajamet rrisin sistemin imunitar, veçanërisht kundër viruseve. Të larta në vitaminë E dhe fibra, ato gjithashtu mund të mbajnë sheqerin në gjak të kontrolluar. Vlera e kalciumit që përmbajnë është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin.
#2 - Farat e lulediellit
Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme dhe gjithashtu parandalojnë sëmundje apo gjendje si gripi.
#3 - Kivi
Me vitaminën C, K dhe E, kivit mund të ndihmojnë në astmë dhe të forcojnë sistemin imunitar. Ato gjithashtu mund të parandalojnë gjendje si ftohja e zakonshme dhe gripi. Për më tepër, kivit mund të ndihmojnë në tretje.
#4 - Xhenxhefili (Ginger)
Kjo erëz lehtësisht e disponueshme bën mrekulli për trupin tuaj. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet e periodave dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet në përgjithësi.
#5 - Manaferrat, boronicat
Manaferrat janë plot me antioksidantë dhe shpesh përdoren për të trajtuar sëmundje të ndryshme.
#6 - Spinaqi
Nuk ka asnjë mister që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por me sa duket, ky termocentral është gjithashtu i shkëlqyeshëm për imunitetin tuaj. Spinaqi është një burim i mirë i magnezit, i cili është i nevojshëm për të ruajtur funksionin nervor, një zemër të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe muskuj të fortë.
#7 - Shalqi
Jo vetëm që mund të mbajë lëkurën dhe flokët tuaj të shëndetshëm, por gjithashtu mund të përmirësojë tretjen dhe të zvogëlojë inflamacionin në trup.
#8 - Fruta të pasura në vitaminë C
Sipas një raporti, vitamina C mund t’i japë sistemit tuaj imunitar një nxitje në 20 mënyra! Për të përmendur disa, ajo mund të mbajë qelizat e bardha të gjakut të shëndetshme, të vrasë qelizat e padëshiruara ose të këqija dhe të rrisë prodhimin e antitrupave.
Burimi: Bright Side, Health Line