Celebrity

Ndryshim programi: Cardi B dhe Offset mund ta anullojnë divorcin në çdo çast

Shkruar nga Anabel

13 Tetor 2020

Ndryshim programi: Cardi B dhe Offset mund ta anullojnë divorcin në

Në rast se kishit humbur detajin e fundit, po jua kujtojmë ne. Në ditëlindjen e 28-të të Cardi-it, ish-partneri i dhuroi asaj një makinë Rolls Royce me vende lëkure të personalizuara, me emrin e Kulture (vajzës së tyre) dhe shumë puthje e përqafime.

Të gjitha këto, tingëlluan paksa çuditshëm duke qenë se vetëm 1 muaj më parë, çifti konfirmuan zyrtarisht divorcin.  Gjithsesi, duket se situata mund të marrë kthesë tjetër nga çasti në çast. Reperi është i vendosur që do ta bëjë për vete sërish bashkëshorten dhe se anullimi i divorcit është vetëm "çëshjte kohe". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on

Pavarësisht dhuratave dhe momenteve romantike, Cardi nuk është kthyer me ish-partnerin,por shanset që ta bëjë janë të mëdha.

"Ata nuk janë bashkë, por kjo është vetëm çështje kohe. Ajo vdes për vëmendjen e tij dhe Offset po përpiqet shumë ta bëjë fitojë sërish."- u shprehën burime për E!Neës.

Cardi B pranoi publikisht se do të ndahej nga reperi në shtator duke thënë se tradhtia e tij nuk ishte shkaku kryesor i divorcit, por ndonjëherë "lodhja nga grindjet" të bën të largohesh.

Burimi: Cosmopolitan