John Cena është zyrtarisht i martuar! Keçisti i famshëm dhe e dashura e tij, Shay Shariatzadeh kanë kurorëzuar lidhjen e tyre përmes një ceremonie shumë private në Tampa, Florida. Sipas TMZ, ceremonia ishte aq sekrete sa nuk dihet ende asnjë detaj për dasmën e çiftit.
Romanca nisi në fillim të 2019-ës, pak pas ndarjes nga e fejuara Nikki Bella në 2018-ën. Lidhja e Cena dhe Shariatzadeh u bë shumë shpejt serioze dhe këtë tetor, krejt papritur u shfaqën si të martuar!
Për John kjo është martesa e dytë. Nga 2009 deri në 2013 Cena ishte i martuar me Elizabeth Huberdeau, me të cilën u nda për t'u lidhur më vonë me Nikki-n me të cilën qëndroi plot 6 vite.
Çifti i dha fund 2 vite më parë, pasi kjo fundit donte fëmijë dhe një familje, ndërsa Cena s'ishte ende gati asokohe. Sot, Bella ka një djalë me të dashurin e Artem Chigvintsev, kurse keçisti martohet "fshehurazi"!
Burimi: TMZ