Shpesh, bëjmë punët e shtëpisë duke menduar se me pastrimin e sipërfaqeve dhe orendive të saj mbaron gjithçka. Pandemia, “na detyroi” të mësojmë se ka shumë detaje për të cilat duhet të tregojmë kujdes brenda ambientit ku jetojmë. Si fillim, duhet të kuptojmë që nuk është e njëjta gjë si të pastrosh shtëpinë dhe ta dezinfektosh atë.
Pastrimi, heq papastërtitë dhe pluhurat nga sipërfaqet, ndërsa dezinfektimi shkatërron dhe bën të mundur çaktivizimin e baktereve dhe viruseve në sipërfaqe.Diçka e tillë do të thotë se përtej pastrimit të thjeshtë të sipërfaqeve, shumë vende brenda shtëpisë duhen dezinfektuar me produkte të specifikuara për t’u mbrojtur nga virusi.
Nëse sipërfaqet e mëdha janë lehtësisht të dallueshme për t’u pastruar dhe dezinfektuar, ka disa vende “sekrete” që shpesh i harrojmë, por që duhen dezinfektuar patjetër.
1.Lavamani/rubinetat
Pavarësisht sa të kujdesshëm jemi apo sa shpesh i lajmë duart, harrojmë që rubinetat i prekim me duar të papastra. Eshtë e rëndësishme të dezinfektohen me alkool 70% ose dezinfektantin jo akoolik, Steral të Aquila Group.

2. Bravat e dyerëve
Pandemia na kujtoi sa e rëndësishme është të tregojmë kujdes me dorezat. Pavarësisht se brenda shtëpisë jetoni me familjarët tuaj, rreziku ekziston gjithnjë. Bravat duhet dezinfektuar rregullisht, pas çdo prekjeje.

3.Pultet e TV, pultet e kondicionerëve dhe çdo pajisje tjetër elektronike
Pultin e përdorni të gjithë, por dhe nëse i lani duart sa herë e prekni, nuk mjafton. Pultet duhen dezinfektuar herë pas here me alkool 70% me spray, e cila nuk e dëmton pajisjen.
4. Çelësat e dritave
Nuk do t’ju kishte shkuar mendja apo jo?
5. Çelësat e dyerëve
Eleminojini bakteret e panumërta që gjenden brenda duke përdorur alkool 70% me spray.
6. Dorezat e mobiljeve të kuzhinës
Ju gatuani, prisni perime dhe bëni çdo veprim tjetër duke përdorur dollapet e vegjël që keni në kuzhinë, ose më saktë, prekni shpesh dorezat e tyre. Eshtë shumë e rëndësishme që pas çdo gatimi, t’i dezinfektoni ato për t’u siguruar që s’ka vend për asnjë mikrob që mund të përhapë virusin.
7.Mbajteset e shkalleve
Tani që i mësuat, duhet të dini se cilat janë produktet e duhura që mund të vrasin dhe pengojnë përhapjen e Covid-19.
Kujdesuni të blini produkte pastrimi si Steral i cili përmban klorur benzalkoni dhe alkool të denatyruar 70% me spray. Përpos kësaj, mos harroni të ndiqni teknikat e duhura për dezinfektimin e këtyre sipërfaqeve. Kini parasysh që produkti të hidhet mbi sipërfaqe dhe të lihet mbi të për rreth 10 minuta. Pas kësaj kohe, mund ta fshini.