Shqipëria

Kryeministri Rama: Mbyllja tjetër duhet të shmanget me çdo kusht!

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2020

Kryeministri Rama: Mbyllja tjetër duhet të shmanget me çdo

Ndërkohë që një pjesë e mirë e Europës dhe botës kanë rikthyer shtrëngimin e masave për të përballuar valën e dytë dhe më të egër të Covid-19, kryeministri Rama, në fjalën e tij tha se duhet bërë çdo gjë për të mos përfunduar në një mbyllje të dytë. 

Prej thuajse një jave, hyri në fuqi masa e vendosjes së detyrueshme të maskës edhe në ambientet e hapura, si arma më e fortë që secili ka për të parandaluar përhapjen e virusit.

"Kjo e sotmja është përpjekje e shtuar për të realizuar një qëllim me 2 objektiva. 1-Të pengojmë përshkallëzimin e përhapjes së infeksionit jashtë një ritmi të arsyeshëm, në mënyrë që të mbrojmë ata që janë më të dobët. Të mbrojmë sistemin nga një mbingarkesë që mund ta bënte të pamundur shërbimin. 2- Objektivi tjetër për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër e cila po tmerron të gjithë botën. Që nga presidenti i Francës i cili tha hapur që Franca nuk përballon dot një mbyllje tjetër.

Politikat e vendosje së maskës ka ndryshuar në mënyrë dinamike. Armiku i padukshëm është në ofensivën e tij të dytë shumë dhe më agresiv. Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam t’ju themi përsëri njerëzve rrini në shtëpi. Nuk duam t’ju themi tyre që lëvizin dhe lëvizjen e kanë pjesë të pandashme të burimeve të të ardhurave, mos lëvizni më. Nuk duam të mbyllim shkollat e t’i themi studentëve që edhe këtë vit do të rrini në shtëpi. 

Po ju kërkohet thjesht të ruani distancën dhe të mos e provokoni armikun e padukshëm i cili në rast se të gjen të dobët të sakaton. Ajo që kemi ne në dorë është të ulim intensitetin e pandemisë! Virusi nuk ikën, vaksina s'e dimë kur mund të dalë, prandaj është detyra jonë ta frenojmë."

Ndër të tjera, Rama shtoi se rikthimi i karantinës mund të ndodhë brenda pak javësh nëse qytetarët nuk zbatojnë rregullat dhe situata del jashtë kontrrollit.