Bota

Ky është vendi i parë në Europë që rikthen karatinën dhe kufizimet më të forta!

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2020

Ky është vendi i parë në Europë që rikthen

Irlanda do të mbyllë pjesën më të madhe të ekonomisë dhe shoqërisë së saj, në një bllokim të dytë për Covid-19,  cili do të përfshijë disa nga kufizimet më të ashpra në Europë.

Dyqanet me produkte ose shërbime jo-thelbësore do të mbyllen dhe njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi, me një limit udhëtimi prej 5 km për t’u ushtruar apo për të lëvizur.

Nga mesnata e së mërkurës, vendi do të zhvendoset në nivelin më të lartë të bllokimit për gjashtë javë. Vizitat në shtëpi private ose kopshte nuk do të lejohen dhe nuk do të ketë mbledhje përveç dasmave dhe funeraleve të kontrolluara fort. Numri i të ftuarve s’duhet të kalojë 25 për dasmat dhe deri në 10 njerëz mund të jenë në një funeral.

Do të ketë një sistem gjobash, për ata që shkelin kufizimet, përveç njerëzve që iu duhet të lëvizin për punë apo për qëllime të tjera të rëndësishme.

Njerëzit që jetojnë vetëm ose janë prindër të vetëm, mund të bashkohen me një shtëpi tjetër, familjarë apo të afërm.

Dy familje mund të takohen në natyrë, vetëm brenda kufirit të udhëtimit. Transporti publik do të funksionojë me kapacitet 25%.

Bashkë me dyqanet jo-thelbësorë të shitjeve me pakicë, do të mbyllen edhe sallonet e bukurisë, palestrat, qendra të kohës së lirë etj. Lokalet e natës, kafenetë dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë vetëm vakte për t’u mrrë me vete apo për t’u dërguar.

Në një fjalim të zymtë për të njoftuar kufizimet, politikani Micheal Martin, tha se ai e kuptonte se do të kishte zhgënjim, vetmi dhe dëshpërim, por se kishte shpresë.

"Nëse bashkohemi gjatë gjashtë javëve të ardhshme do të jemi në gjendje të festojmë Krishtlindjet në një mënyrë kuptimplote ... udhëtimi nuk do të jetë i lehtë, por e ardhmja është në duart tona. Secili duhet të gërmojë thellë dhe të këmbëngulë. ”

Shkollat dhe çerdhet do të mbeten të hapura por Martin Marjoram, presidenti i Unionit të Mësuesve të Irlandës, tha se anëtarët e tij ishin të shqetësuar dhe ishte i nevojshëm testimi më i shpejtë i koronavirusit që shkollat të mbeteshin të hapura.

Ndërtimi dhe shumica e fabrikave mund të vazhdojnë të veprojnë. Hotelet dhe bujtinat mund të qëndrojnë të hapura për të furnizuar shërbime thelbësore.

Pagesa e papunësisë pandemike do të rikthehet në €350 në javë për ata që kanë patur të ardhura javore €400 e lart.

Ditën e hënë, supermarketet dhe dyqanet ushqimore në gjithë Irlandën raportuan një rritje të madhe të shitjeve, edhe pse ato do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Zyrtarët shëndetësorë raportuan 1,031 infeksione të reja të hënën, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 50,993. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 1,852.

Partitë e opozitës mbështesnin gjerësisht kufizime më të rrepta, por disa grupe biznesi paralajmëruan për një valë falimentimesh dhe humbjesh të vendeve të punës.

Burimi: The Guardian, BBC