Një foto e postuar në Instagram nga komediania australiane Celeste Barber shkaktoi reagim në rrjete sociale, duke vendosur sërish në pikëpyetje atë çfarë përflitet për Instagramin dhe algoritmin e tij, i cili siç duket favorizon njerëzit e hollë, të bardhë dhe cisgendered. Termi i fundit përdoret për të përshkruar gratë dhe burrat, identiteti gjinor i të cilëve përputhet me seksin në lindje.
Të premten, Celeste Barber postoi në serinë e saj të fotove parodi në Instagram një foto ku imitonte ish-modelen e Victoria’s Secret, Candice Swanepoel. Në të dyja fotot, janë zbuluar pothuajse njësoj pjesët e trupit (ndonëse Celeste ka veshur bikini). Megjithatë, Instagram nuk lejonte ndjekësit e komedianes që të shpërndanin foton e saj dhe postimi u raportua si “kundër udhëzimeve të Instagramit për lakuriqësinë dhe aktivitetin seksual”. Ndërkohë, fotoja e Candice Swanepoel nuk u raportua.
View this post on Instagram
Është e vështirë të kuptohet se si funksionon algoritmi i Instagramit, por imazhet dhe postimet që shkelin udhëzimet rishikohen përmes raportimeve manuale dhe automatike. Instagram mendohet se ka mbi 15,000 punonjës në mbarë botën që rishikojnë postimet për të kërkuar materialet e ndaluara. Një gjë e tillë i ka bërë shumë njerëz të besojnë se algoritmi është paragjykues, po aq sa janë edhe punonjësit.
Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar. Në qershor të këtij viti, modelja Nyome Nicholas-Williams postoi një foto artistike topless, ku gjoksi i saj ishte i mbuluar me duar. Instagrami e censuroi menjëherë. Në kohën e #BlackLivesMatter, heqja e fotos nuk kaloi pa u vënë re. Ndjekësit e Nyome krijuan hashtagun #IWantToSeeNyome. Shumë prej tyre pozuan në foto të ngjashme me modelen. Një pjesë e mirë e fotove u bllokua.
View this post on Instagram
Në atë kohë, drejtori ekzekutiv i Instagram, Adam Mosseri, pranoi publikisht nevojën që të rishikohet “algoritmi paragjykues” i Instagramit. “Përqëndrimi ynë do të fillojë me njerëzit me ngjyrë dhe do të shohim se si t’u shërbejmë më mirë grupeve të papërfaqësuara.”
Nga çfarë vihet re nëpër rrjete sociale, duket se algoritmi i Instagramit censuron njerëzit me ngjyrë, njerëzit që nuk janë të dobët dhe trupat e grave.
Burimet: Guardian, Healthline