Dating

12 gjëra që djemtë vënë re në takimin e parë!

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2020

12 gjëra që djemtë vënë re në takimin e parë!

#1 – Buzëqeshja juaj

Goja është zakonisht, gjëja e parë që ai do shohë tek ju, teksa fokusohet për t’ju dëgjuar. Jo vetëm për buzët apo dhëmbët, por edhe për mënyrën se si flisni, si lëvizni buzët. Për shembull, një buzëqeshje dinake, joshëse mund të thotë: “Provoje, por do të të duhet të punosh shumë për mua!”

#2 – Sensi juaj i humorit

Sigurisht, ju nuk jeni komediane apo aktore humori, por djemtë do vënë re detaje të këndshme tek ju, batuta që ju vijnë natyrshëm apo histori gazmore, që do e bëjnë dhe atë të qeshë.

#3 – Sytë 

Ju tashmë e dini se sytë nuk gënjejnë kurrë, prandaj herë pas here do e gjeni veten duke u parë në sy, duke flirtuar dhe duke u përpjekur të lexoni diçka nga njeriu që keni përballë. Të njëjtën gjë do të përpiqen të bëjnë dhe ata me ju.

#4 – Zëri 

Edhe pse nuk është gjëja e parë që ai do ju thotë shokëve. Imagjinoni diçka si:

“Po ju them për Zotin, ka ca akorda vokale supeerr!”, ai gjithsesi në një pikë do mendojë për zërin tuaj, madje dhe mund t’ju komplimentojë për të.

Për më tepër, zëri juaj mund të ndryshojë përballë një personi të caktuar dhe si pa kuptuar, mund ta gjeni veten me një zë më sensual se kurrë.

#5 – Miqtë që keni

Ju kaloni mjaftueshëm kohë me mikeshat e ngushta, prandaj është normale të ndani disa cilësi apo mendime të njëjta. Djemtë e dinë këtë dhe me siguri do t’ju gjykojnë nga shoqëria që keni.

#6 – Lloji juaj i trupit

Të gjithë trupat janë të bukur në mënyrën e tyre dhe djemtë kanë të drejtën të kenë (sikurse dhe vajzat), disa preferenca të caktuara fizike.

Për shumë djem pasha është gjëja e fundit që mendojnë, disa pëlqejnë gratë e kolme, disa, vajzat më elegante e kështu me radhë. Prandaj, edhe nëse do përpiqen të mos bien në sy, ata do të jenë duke parë trupin tuaj.

#7 – Aroma juaj

Aroma juaj do të jetë ajo që ai do mendojë, deri në takimin e radhës. Mos e nënvlerësoni asnjëherë fuqinë e një arome të mirë.

#8 – Këpucët

Shumica e djemve nuk janë aq detajistë sa t’ju shohin markën apo tipin e këpucëve. Sidoqoftë, nëse ju vishni këpucë që janë dukshëm të pakëndshme ose të parehatshme, ata do ta kuptojnë. Prandaj, vishni çfarë ju bën ju të ndiheni më mirë, vetëm nëse po dilni me një fetishist të këmbëve…

#9 – Stili juaj personal

Ndoshta djemtë nuk dinë gjithë llojet e këpucëve apo markave, por ata dinë të dallojnë nëse ti vishesh “mirë” apo “më pak mirë", gjithnjë sipas asaj që ata preferojnë. Kjo nuk ka të bëjë aspak me market luksozve apo të shtrenjta, por me stilin, i cili mund të duket fantastik edhe me pak para. Jeni klasike, sportive, hipster e kështu me radhë? Ai tashmë e ka kuptuar këtë. Stili juaj, patjetër që do ndikojë në takimin e parë mes jush.

#10 – Gjinjtë tuaj

Edhe nëse nuk po i ekspozoni, gjinjtë tuaj do të shihen nga çdo mashkull me të cilin dilni. Sigurisht, jo në formën manjake të nguljes së syve, por nuk është çudi të shkojë edhe në kufijtë e saj.

Nëse vendosni të vishni dekolte, vishni diçka që ju mbulon më shumë në pjesë të tjera të trupit, për të ruajtur ekuilibrin.

#11 – Të pasmet

Në një rast tjetër famëkeq, por të pashmangshëm, djemtë ka të ngjarë që kur të ngriheni për të shkuar në tualet, apo për të folur në telefon, t’i kenë sytë pas jush.

#12 – Vetëbesimi juaj

Më e rëndësishmja prej të gjithave mbetet: Energjia që përcillni. Ju mund të dukeni larg perfektes atë mbrëmje, por një kimi e mirë, vetëbesimi dhe energjia e duhur mund të bëjnë takimin më të mirë!

Qëndrojini besnike vetes suaj dhe mos u përpiqni më shumë seç duhet për t’i bërë përshtypje dikujt.

Për realizimin e këtij artikulli u përdorën materiale nga Cosmopolitan