Së fundmi, të gjithë po merren me koleksionin e çantave Hermes të Cardi B. Dy javë pasi reperja publikoi një foto të dollapit të saj të shtrenjtë të çantave, në internet nisën komentet raciste, sipas të cilave vajzat me ngjyrë nuk e përballojnë një çantë të tillë si Hermes-i dhe se "po i ulin vlerën" kësaj marke që meriton status.
Komente të tipit, "çantat Hermes s'janë më ekskluzive falë repereve të vogla si Cardi B" kanë nervozuar këtë të fundit.
"Para së gjithash, unë përfundimisht mund të kem një çantë të tillë. Në fakt kam vetëm sot bleva 4 Hermes-a nga dyqani zyrtar. E dyta, pse po e vini në diskutim faktin që reperet femra mund të marrin një çantë nga dyqani i Hermes-it? Nuk jua bëni këtë diskutim artisteve të tjera, por me kë kujtoni se po flisni? Pse kur një vajzë me ngjyrë ka një çantë të tillë ju duhet të nisni me dyshime të tilla dhe të mendoni menjëherë nëse është apo jo fallso?"- përgjigjet Cardi, duke shtuar së në fakt, ajo ia ka shtuar vlerën çantës ikonike.
Në fund, reperja nuk harroi të përmendte se një vajzë e thjeshtë s'ka pse të përpiqet shumë vetëm që të ketë një Birkin, pasi në fund të ditës nuk është çanta që të identifikon si njeri.
"Mos krahasoni veten me askënd. Aq më tepër në internet. Interneti është i mbushur me gjëra fallso!"
Burimi: BuzzFeed