Dhurata e Kanye-it për ditëlindjen e 40-të të Kim, ishte nga ato të veçantat që të vijnë njëherë në jetë. Të paktën Kim kështu e ka quajtur surprizën emocionuese. Falë teknologjisë së hologrameve, Kim mundi të kishtë përballë të atin e ndjerë, i cili ndërroi jetë në 2003-in.
"Për ditëlindjen time, Kanye më bëri dhuratën më kuptimplotë që kam marrë ndonjëherë në jetë."- shkruan Kim në videon e postuar në Twitter.
Në video, dukej hologrami i Robert Kardashian teksa i thoshte të bijës që e sheh çdo ditë dhe ndër të tjera, bënte shaka duke i thënë se është martuar me burrin më gjeni në të gjithë botën dhe i riktheu në kujtesë ca nga momentet e kaluara bashkë.
Figurën e të atit përballë saj, Kim e përshkroi si identike, të gjallë dhe si një surprizë të veçantë nga parajsa.
For my birthday, Kanye got me the most thoughtful gift of a lifetime. A special surprise from heaven. A hologram of my dad. ?? It is so lifelike! We watched it over and over, filled with emotion. pic.twitter.com/jD6pHo17KC
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) October 29, 2020
"Gëzuar ditëlindjen Kimberly. Shikoje veten, je 40 dhe kaq e rritur! Dukesh po aq e bukur sa kur ishe e vogël. Të shoh dhe kujdesem çdo ditë për ty, motrat e tua dhe fëmijët! Ti je mamaja më e mirë e atyre 4 fëmijëve, që janë perfekt. Vazhdo të bësh çfarë po bën Kim. Duhet të dish që jam krenar për ty dhe gjithmonë me ty."- dëgjohet të thotë hologrami me fytyrën e babait të ndjerë.
Një dhuratë e tillë nga Kanye duket e mirëmenduar dhe mjaft emocionuese, duke ditur që Kim ka pranuar shpesh sa shumë i mungon i ati dhe sa e lidhur ka qenë me të.
"S'e përshkruaj dot çfarë do të thotë kjo për mua, motrat, vëllain, nënën dhe miqtë tanë të ngushtë. Falë Kanye-s, ky kujtim do të më zgjasë përgjithmonë."
Teknologjia e hologrameve është përdorur edhe më parë për të “risjellë” në skenë emra si Michael Jackson, Tupac Shakur apo Whitney Houston.