Kohëve të fundit Justin Bieber është treguar tejet i hapur për të folur për problemet me shëndetin mendor. Së fundmi, në dokumentarin e tij të fundit në YouTube Originals, “Justin Bieber: Next Chapter” (Justin Bieber: Kapitulli i ri), këngëtari u shpreh se ka përjetuar mendime vetëvrasjeje në të kaluarën.
“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja nëse do të shuhet ndonjëherë kjo dhimbje? Ishte kaq e qëndrueshme, dhimbja ishte aq e qëndrueshme.” – tha ai.
Pas publikimit të dokumentarit, Justin shkroi në Twitter se ndihet mirë dhe këto muajt e fundit e kanë ndihmuar që të rritet, të ndihet më i lumtur dhe më i shëndetshëm.
“Dua t’i inkurarjoj njerëzit: Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni. Thuajeni me zë të lartë. Do të liroheni. Unë duhet ta kisha shmangur këtë dhimbje.”
Në janar, përmes serive “Seasons”, Justin dha një këndvshtrim tjetër të jetës së tij, ku preku përmballjen me sëmundjen Lyme, abuzimin me drogën dhe shëndetin mendor. Ai i lidhi betejat me shëndetin mendor pjesërisht me faktin që u vendos në qendër të vëmendjes në një moshë fare të vogël.
“Justin Bieber: Next Chapter” ka për qëllim t’u ofrojë shikuesve dhe fansave të këngëtarit një vështrim ekskluziv për tetë muajt e fundit të jetës së Bieber në një kohë të pashembullt pasigurie shëndetësore.