Kosova

Covid-19: Kosova me kufizime të reja!

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2020

Covid-19: Kosova me kufizime të reja!

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj bëri me dije shtimin e kufizimeve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

#1

Disa nga urdhrat e reja, përfshijnë vazhdimësinë e punës me personel të reduktuar për institucionet publike dhe private.

#2

Qytetarët me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeç duhet të punojnë vetëm online, nga shtëpia.

#3

Për qytetarët mbi moshën 65 vjeç ka një kufizim në orare: Ata mund të dalin jashtë shtëpive nga ora 6 deri në 10 të mëngjesit dhe nga ora 16:00-19:00.

#4

Baret dhe restorantet, nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, do të funksionojnë vetëm për shërbim “take-away” (merr me vete).

#5

Universitetet do të vazhdojnë mësimin vetëm online.

#6

Qendrat tregtare gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura, pas orës 21:00.

Të gjitha masat e vendosura erdhën si pasojë e shtimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.


Burimi: Klan Kosova, A2 News