Megan Fox, pa përdorur asnjë nga filtrat që zakonisht përdoren për gjuhën e Instagram-it, iu kundërvu ish-bashkëshortit publikisht për një çështje goxha delikate: fëmijët!
Brian Austin Green, këtë fundjavë postoi një foto ku shfaqej me djalin 4-vjeçar Journey, të dy të veshur me kostume për të festuar Halloween-in. Poshtë fotos (tashmë të fshirë) shkruhej vetëm: "Uroj të kaloni të gjithë një Halloëeen të mbarë!"
Më e palumtura me këtë postim ishte Megan, e cila gjithçka kishte për t'i thanë ja tha përmes një komenti.
"Pse duhet të jetë Journey në këtë postim? Nuk është e vështirë ta presësh foton, ose të zgjedhësh disa foto ku ato nuk janë. Unë gjithashtu kalova një super Halloëeen me ta, por siç mund ta vësh re, mungojnë në Instagram-in tim."- shkruan aktorja.
Fotoja e fundit e djemve, postuar në Instagram-in e saj është tetorin e kaluar.
"E di që i do shumë fëmijët e ty, por s'e kuptoj pse vazhdon t'i përdorësh për t'i postuar në Instagram. Të është fiksuar ideja dhe do të tregosh që unë jam një nënë e munguar ndërsa ti je babai më i dedikuar i vitit. Ti i mban ato gjysmën e kohës. Urime, je me të vërtetë qënie e mrekullueshme!"- përfundon me ironi Fox.
View this post on Instagram
Green, nuk dha asnjë përgjigje publike, por fshiu foton e postuar fillimisht dhe e rihodhi sërish, por kësaj here pa djalin.
Ish-çifti konfirmoi ndarjen në maj të këtij viti, ndërkohë që aktorja prej muajsh është në një lidhje romantike me reperin Machine Gun Kelly.