Shqipëria

A po mendohet një mbyllje e dytë në vend? Çfarë thotë kryeministri Rama

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2020

A po mendohet një mbyllje e dytë në vend? Çfarë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e sotme, ka folur në lidhje me pandeminë dhe masat e marra deri më tani, si dhe i është përgjigjur zërave për një bllokim/izolim të dytë, qoftë edhe të pjesshëm.

“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Ne kemi një strategji për vjeshtë-dimrin. Manastirliu ka folur çdo ditë për rrezikun e madh të valës së dytë, si rezultat i marrjes lehtë të përballjes pasi u kalua një fazë e ndërmjetme, ku gjërat u dukën sikur po shkonin drejt një normaliteti. Ne po bëjmë gjithçka dhe askund tjetër, askush, nuk po bën më shumë”, është shprehur ai.

Rama theksoi se numri i testeve të publikuara çdo ditë, është vetëm ai i testeve të bëra në institucionet publike. Ai tha se testet që bëhen në privat, numërohen vetëm nëse janë pozitive.

Kryeministri gjithashtu shtoi:

“Ne nuk kemi teste të shpejta, jo se nuk i gjenim dot, por është parë e arsyeshme që të testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces.”

Burimi: A2 News