Art & Libra

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për politikën

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2020

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Republika”, Platoni

Republika e Platonit, ky i fundit një nga mendimtarët më të mëdhenj që ka bashkuar filozofinë dhe politikën, argumenton se si funksionon një shoqëri e drejtë, duke u ndalur të marrëdhënia e grupeve të ndryshme: prodhuesit (zejtarët dhe fermerët), ndihmësit (ushtarët) dhe kujdestarët (politikanët, udhëheqësit).

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Princi”, Nikolo Makiaveli

Në librin e tij Makiaveli argumenton se si qëllimi (mbajtja e pushtetit) justifikon mjetin (vrasja dhe tradhtia).

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Leviathan”, Thomas Hobbes

Hobbes argumentonte se si të dobëtit mbyten nga më të fortët. Nxitur nga lufta civile angleze për të rrëzuar Charles I, Hobbes thekson se pushteti i monarkëve është absolut, por vetëm sepse njerëzit e lejojnë atë.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Traktati i dytë për qeverisjen”, John Locke

Për John Locke, shteti duhet të bëjë dhe zbatojë ligje për të mirën publike. Ai argumenton se shteti ka fuqi mbi njerëzit aq sa ata janë të gatshëm ta pranojnë. Lock shkruante se sovraniteti është plotësisht në duart e njerëzve dhe ata mund të zgjedhin të vendosin qeverisjen në rast se diçka nuk funksionon në të mirën e tyre.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Mbi kontratën shoqërore”, Zhan Zhak Ruso

Filozofi francez argumenton se ligjet janë të detyrueshme vetëm kur mbështeten nga vullneti i përgjithshëm i njerëzve dhe se njerëzit duhet të mbështesin vetëm ata që sigurojnë lirinë e tyre.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Manifesti komunist”, Karl Marks dhe Friedrich Engels

Në “Manifesti Komunist” ata paraqesin studimin e tyre nga feudalizmi dhe kapitalizmi. Të dy argumentojnë se kapitalizmi duhet të përmbyset nga punëtorët, në një “revolucion ndërkombëtar të proletariatit”.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Mbi lirinë”, John Stuart Mill

Në veprën e tij Mill argumenton se shoqëria ka përgjegjësi t'i zhvillojë individët në qenie racionale, morale. Ai gjithashtu tregon se suksesi i individëve është i lidhur drejtpërdrejt me suksesin e shtetit.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Origjina e totalitarizmit”, Hannah Arendt

Në veprën e saj, Arendt argumenton ndër të tjera se shoqëritë pas Luftës së Parë Botërore ishin të mbushura me inat dhe të prirura për t’u manipuluar nga demagogët.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Pse dështojnë kombet”, Daron Acemoglu dhe James A. Robinson

Dy autorët përshkruajnë ndryshimet kryesore midis kombeve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm. Ata theksojnë se kombet kanë sukses kur kanë institucione politike gjithpërfshirëse dhe nuk e përqëndrojnë pushtetin në duart e një pakice.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Ferma e kafshëve”, George Orwell

Romani alegorik trajton historinë e kafshëve që u rebeluan kundër pronarit të tyre me shpresat për një jetë të lirë dhe të barabartë. Por në fund një derr diktator mori kontrollin e fermës dhe jeta e kafshëve ishte shumë më keq se më përpara.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“1984”, George Orwell

Romani imagjinon ose paralajmëron një të ardhme totalitare ku shoqëria drejtohet nga mbikëqyrja, gënjeshtrat, propaganda dhe një ushëheqës suprem.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

“Deterring Democracy” – Noam Chomsky

Chomsky kritikon sjelljen imperialiste të Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e vendit për të mbetur një superfuqi dominuese ekonomike.

12 libra që do t’ju bëjnë më të zgjuar për

Burimet: (pjesërisht) Oxford Scholastica, BookForum