Loredana dhe Mozzik, prindërit e Hanës, mund të mos jenë më bashkë, por duket se raporti problematik mes tyre është përmirësuar qartazi. Është ende herët për të folur për një ribashkim të tyre, por nuk përjashtohet si mundësi, ndonëse asnjë nuk e ka konfirmuar/mohuar. Së fundmi, Loredana publikoi një foto të Mozzik në Instagram Stories, të cilën e fshiu menjëherë.
Ndoshta e postoi padashje ose pati si qëllim të trazonte pak ujërat e marrëdhënies së tyre nëpër media. Sidoqoftë, kohëve të fundit po përflitet gjithnjë e më tepër ribashkimi i reperëve. Shembuj:
Në fund të shtatorit shfaqeshin me të njëjtat veshje.
Po në shtator nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në TikTok.
Në tetor, Loredana shpërndau një postim të Cardi B në lidhje me Offset, ku u kërkonte ndjekësve që të mos shfaqnin mungesë respekti ndaj babait të vajzës së saj.
Në fillim të nëntorit, mediat në Kosovë i fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Prishtinë.
Burime për Prive.al bëjnë me dije se Mozzik do të shfaqet në këngën e radhës së Loredanës, e cila do të publikohet sot në mbrëmje.
View this post on Instagram