QUIZ

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve mund ta zgjidhin këtë problemë

Shkruar nga Anabel

5 Nëntor 2020

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve

Sipas ekspertit të ekonomisë dhe matematikës, Presh Talwalkar, i cili ka edhe kanalin në Youtube “Mind Your Decisions”, një sondazh zbuloi se vetëm 36% e njerëzve mund ta zgjidhnin problemin e mëposhtëm, në dukje i thjeshtë.

Problema përbëhet nga tri kapele, secila me një thënie shoqëruese.

1. Kapelja 1 – Macja është në këtë kapele.
2. Kapelja 2 – Macja nuk është në këtë kapele.
3. Kapelja 3 – Macja nuk është në kapelen e parë.

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve

Pyetja: Vetëm një përgjigje është e saktë. Vetëm një kapele ka mace. Cila?

Alternativat e zgjidhjes janë:

1) Kapelja 1
2) Kapelja 2
3) Kapelja
4) Asnjë nga kapelet
5) Nuk ka mjaftueshëm informacion

Ok, mbase problemi nuk është aq i thjeshtë sa duket. Cila është alternativa e saktë?

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve

Asnjë ide?

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve

Pra, nuk do ta zgjidhni vetë?

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve

Ok, shpjegojmë mënyrën se si zgjidhet problema. Talwalkar shpjegon: Duhet të merrni parasysh secilin rast dhe të supozoni që macja është në atë kapelë. Pastaj të shihni nëse secila deklaratë vlen për atë rast. Nëse përfundoni me një thënie të vërtetë dhe dy të gabuara, atëherë keni gjetur përgjigjen e duhur.

Shembull: Supozojmë se macja është në kapelen 1. Por nëse macja është në kapelen 1, nuk do të ishte në kapelen e dytë. Pra kemi dy pohime të vërteta, që nuk i plotëson kushtet e problemit.

‘Macja dhe kapelet’: Sipas sondazhit, vetëm 36% e njerëzve

SPOILER

Macja është në kapelen 2 dhe ja pse. Duke supozuar se macja është në kapelen 2, pohimi që korrespondon me këtë kapelë është i rremë. Edhe pohimi i parë është i gabuar, sepse macja është te kapelja e 2. Deklarata e vërtetë është ajo e kapeles 3 që thotë se macja nuk është te kapelja 1. Pra, plotësohen kushtet e problemit: 2 pohime false dhe 1 i vërtetë.

 Personalisht do të kisha kontrolluar çdo kapele me radhë, por kjo nuk do të ishte shumë mbresëlënëse.

Burimi: Prevention