Muzika

Maluma & The Weeknd erdhën me një duet dhe njerëzit s’dinë ç’të mendojnë

Shkruar nga Anabel

5 Nëntor 2020

Maluma & The Weeknd erdhën me një duet dhe njerëzit

The Weeknd befasoi fansat ditën e sotme duke publikuar një këngë të re.

Ai u bashkua me Malumën në një remix të këngës së këtij të fundit, “Hawai” dhe këndoi për herë të parë anglisht dhe spanjisht.

Të dy lajmëruarn se po punonin së bashku në fillim të kësaj jave, duke pozuar për një foto që The Weeknd ndau në Instagram me këngëtarin kolumbian.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The ëeeknd (@theëeeknd) on

Maluma, 26 vjeç, publikoi “Hawai” më 29 korrik. Kënga kryesoi tabelat e Billboard’s Hot Latin Songs për tetë javë.

“Unë gjithmonë e kam admiruar The Weeknd, kështu që më duket si asgjë më pak se një ëndërr e bërë realitet që ai të jenë me mua në bashkëpunim”, u shpreh Maluma në një njoftim për shtyp.

Fansat duket se e kanë pritur me padurim bashkëpunimin, por ka dhe nga ata që s’janë dhe aq të entuziasmuar:

"Ky është bashkëpunimi im i ëndrrave!!"

Maluma & The Weeknd erdhën me një duet dhe njerëzit

"Për pak sa nuk vdiqa, kur e dëgjova të këndonte spanjisht!"

Maluma & The Weeknd erdhën me një duet dhe njerëzit

"Më zhgënjeve" (Drejtuar The Weeknd)

Maluma & The Weeknd erdhën me një duet dhe njerëzit

"Jo mik, ishe mirë" (Drejtuar The Weeknd)

Maluma & The Weeknd erdhën me një duet dhe njerëzit

Vitet e fundit kanë qenë të ngarkuara dhe të suksesshme për të dy këngëtarët.

Maluma (emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño) fitoi Grammy Latine 2018 për albumin më të mirë bashkëkohor vokal të muzikës pop. Ai u nderua me çmimin Spirit of Hope në Billboard Latin Music Awards të këtij viti për angazhimin e tij për të ndihmuar rininë në rrezik. Hawái ka arritur numrin 1 në radio, Apple Music dhe Spotify në 17 vende të globit.

The Weeknd (emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye) publikoi “After Hours”, albumin e tij të katërt në studio, më 20 mars. Këngët “Heartless” dhe “Blinding Lights”, të dyja kryesuan në Billboard Hot 100. Ai fitoi disa çmime në MTV Video Music Awards: videoja e vitit dhe R&B më e mirë për "Blinding Lights". The Weeknd performoi në skenë me ndriçim të errët, duke ia kushtuar fitoren e tij viktimave të policisë, Jacob Blake dhe Breonna Taylor.

Poll

Burimi: USA Today