Kylie Jenner ka tani 200 milionë ndjekës në Instagram (që prej të enjtes, 5 nëntor), duke marrë numrin më të madhë të ndjekësve në krahasim me motrat e saj.
Edhe Kim, nga e cila erdhi fillimisht fama e gjithë familjes, tashmë është në vend të dytë me 191 milionë ndjekës. Pas saj vjen Kendall Jenner (141 milionë), Khloe Kardashian (122 milionë) dhe Kourtney (103 milionë).
Ylli i "Keeping Up With The Kardashians" poston kryesisht lajmërimet e fundit në lidhje me kompaninë e saj Kylie Skin & Kylie Cosmetics, foto dhe momente nga vajza e saj Stormi, si dhe postime në lidhje me jetën luksoze që bën.
Pavarësisht famës së madhe, Kylie së fundmi ka treguar se po shpërndan sa vjen e më pak nga personaliteti i saj në rrjetet sociale, që kur nisi të tallej në Internet.
Në një bisedë me YouTuber-in James Charles, ajo pranoi se ka filluar të tregojë “më pak” nga vetja, pas sulmeve që njerëzit i bënë në rrjetet sociale.
Lidhur me përvojën e saj, Kylie u shpreh:
“Ndërsa bëhesha gjithnjë e më e madhe, njerëzit thoshin gjithnjë e më shumë gjëra të kota për atë që unë jam, për personalitetin tim dhe gjërat dua më shumë për veten. Kështu që fillova të bëja më pak, gjë që është e trishtë.”
View this post on Instagram
Kylie është më e reja nga motrat Kardashian-Jenner dhe ka qenë pjesë e “Keeping Up With The Kardashian” që nga viti 2007.
- Njerëzit janë të acaruar me Kendall Jener dhe kanë të drejtë!
- Festime në ishull privat: Ditëlindja e Kim solli një lum kritikash dhe meme-n më të re!
- Njerëzit u shokuan nga çfarë bëri Kylie gjatë një prej ngjarjeve më të rëndësishme në SHBA
- Një nga motrat Kardashian zbulon se u testua pozitive me koronavirus: ‘Kisha të gjitha simptomat’
- Ditëlindja e 40 e Kim: Familja Kardashian i bën një nga surprizat më ndryshe që keni parë!
- 'Dhurata më kuptimplotë e jetës': Falë Kanye-s, Kim 'ritakon' të atin e ndjerë
Burimi: Mirror CO UK