Pasi vendi arriti në shifra të larta të të testuarve pozitivë me Covid-19, duke numëruar 661 raste në 24 orë, Kosova mori vendimin për të mbyllur vendin gjatë fundjavës.
Komiteti i ekspertëve ka vendosur për mbylljen e të gjitha aktiviteteve në vend, duke nisur nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës.
Në javët në vazhdim, pas orës 18:00 do të lejohen hapur vetëm bizneset si farmacitë apo marketet.
Me mbërritjen e valës së dytë në Europë, masa shtrënguese po vendosen në disa vende.
Greqia do të hyjë në një bllokim të dytë këtë të shtunë: Të gjitha dyqanet përveç supermarketeve dhe farmacive do të mbyllen. Autoritetet po punojnë për një sistem që do t'u japë njerëzve leje për të dalë vetëm për punë, pazar apo vizitë te një mjek.
Kopshtet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura, ndërsa gjimnazet do të vazhdojnë mësimin online.
Masat do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 3 javë.
Italia, ndërkohë, ka urdhëruar për një mbyllje nga ora 10:00 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe bllokime pjesë-pjesë rajonale bazuar në situatën lokale epidemiomologjike.
Pra, vendi nuk do të ketë “një bllokim të ngurtë”, por një më fleksibël. Në zonat e vlerësuara me rrezik të lartë, lëvizjet brenda dhe jashtë territorit do të ndalohen dhe dyqanet, baret dhe restorantet do të mbyllen.
Në Shqipëri, ditën e sotme numërohen 489 raste të reja, duke shënuar numrin më të lartë të rasteve ditore që prej fillimit të pandemisë.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në 10,800 persona, ku gati 50% gjenden vetëm në Tiranë. Deri tani Shqipëria numëron 549 viktima nga koronavirusi.
- Vala e dytë e koronavirusit në Europë: Ja ç’po ndodh në të gjithë kontinentin
- Vala e dytë e koronavirusit: Pse po shtohet numri i të infektuarve, por jo ai i vdekjeve?
- Një valë e dytë e koronavirusit mbërrin në Europë: Ç’po ndodh aktualisht
- Koronavirusi i vizonëve danezë mund të shkaktojë pandemi tjetër, paralajmërojnë shkencëtarët
- Covid-19: Kosova me kufizime të reja!
- Presidenti Macron konfirmon izolimin e dytë: Prej të premtes, e gjithë Franca në karantinë
Burimi: Politico, Euronews