Vaksina e Covid-19 e cila është duke u zhvilluar nga Pfizer Inc. dhe BioNTech SE parandaloi më shumë se 90% të infeksioneve, përparimi shkencor më inkurajues deri më tani në betejën kundër koronavirusit.
Kompanitë thanë se analiza zbuloi se vaksina ishte më shumë se 90% efektive në parandalimin e sëmundjes te vullnetarët, të cilët nuk kishin prova të infeksionit paraprak të koronavirusit. Asnjë shqetësim serioz nuk është raportuar.
Gjysma e pjesëmarrësve morën dy doza të vaksinës dhe gjysma morën një placebo (placebo - një substancë ose trajtim i krijuar që të mos ketë vlerë terapeutike).
Studimi zbuloi se 94 pjesëmarrës që morën vaksinën me dy doza ishin të mbrojtur nga sëmundja 28 ditë pas inokulimit të tyre të parë (inokulim - futja e një mikrobi patogjen në trupin e një individi të shëndoshë për të shkaktuar tek ai një formë të lehtë të sëmundjes).
"Për mua, ky është rezultati më i mirë i mundshëm," tha për Financial Times Ugur Sahin, bashkëthemelues dhe drejtori ekzekutiv i BioNTech, ndërsa drejtori ekzekutiv i Pfizer Albert Bourla tha se ishte "një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin". Sahin shtoi se ilaçi do t'i paraqitej autoriteteve për aprovim emergjent brenda disa javësh.
Rezultatet tejkalojnë kriteret e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për miratimin e një vaksine Covid-19, e cila urdhëron një efikasitet prej të paktën 50% në provat e para. Asnjë vaksinë nuk është 100% efektive, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Pfizer dhe BioNTech thanë që deri në 50 milionë doza të vaksinës mund të prodhohet këtë vit dhe 1.3 miliardë doza të tjera në 2021.
Burimet: Financial Times, Bloomberg, New York Times