
Shoqata italiane e mjekëve dhe kirurgëve ka bërë thirrje për një bllokim kombëtar, ndërsa vendi ndeshet me një rritje të rasteve me Covid-19 dhe të pranimeve në spitale dhe në njësi të kujdesit intensiv.
“Nëse trendi vazhdon, Italia do të regjistrojë dhe 10.000 vdekje të tjera në një muaj”, tha ditën e dielë, 8 nëntor, presidenti i shoqatës, Filippo Anelli, duke paralajmëruar se të dhënat e javës së kaluar "nuk na bëjnë të parashikojmë ndonjë gjë të mirë".
“Mesatarisht javën e kaluar kemi regjistruar 1000 pacientë të shtruar në ditë, 110 në kujdes intensiv, 25.000 në izolim në shtëpi dhe mbi 300 vdekje në ditë”, u shpreh Anelli.
Ai shtoi:
"Në një muaj, nëse kjo tendencë do të mbetet e pandryshuar, ne do të kemi edhe 10,000 të tjera vdekje dhe ne do të tejkalojmë pragun e 5,000 shtretërve në kujdesin intensiv".
“Skenari që mund të vijë është dramatik, jo vetëm për trajtimin e pacientëve me Covid, por mbi të gjitha për trajtimin e të gjithë pacientëve që kanë sëmundje të tjera.”
Italia, tashmë është në kufizim me orar nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit, me bare dhe restorante që mbyllen që në orën 6 të pasdites, ndërkohë që në zona të caktuara ka kufizime dhe më të ashpra.
Banorët në rajonet e “zonës së kuqe” - Lombardia, Piemonte, Valle d'Aosta dhe Kalabria - mund të largohen nga shtëpia vetëm për nevoja shëndetësore ose punë.
Ata që janë në "zona portokalli" janë të ndaluar të lënë qytetet e tyre përveç rasteve të punës ose për arsye shëndetësore.
Anelli, më tej tha:
“Nevojiten masa drastike, të tilla si një bllokim total", për të shmangur mbingarkesën e spitaleve në fund të dhjetorit, fillimin e janarit, me pacientë Covid-19 dhe ata me grip.
Sipas Ministrisë së Shëndetësië së vendit, Italia regjistroi 32.616 raste të reja ditore dhe 331 vdekje ditën e dielë.
Burimi: CNN