Bota

Kryeministri britanik për vaksinën e re: ‘Mund të mos jetë një zgjidhje’

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2020

Kryeministri britanik për vaksinën e re: ‘Mund të mos

Në një konferencë për shtyp, kryeministri britanik i ka thënë kombit se “nuk mund të mbështetet” në shpresat e një vaksine për të luftuar Covid-19 dhe i nxiti njerëzit të mos “ndihen të vetëkënaqur gjatë bllokimit.”

Kryeministri tha “se nëse dhe kur vaksina të jetë gati, ne do ta sigurojmë atë”, por ai shtoi:

“Nuk kemi parë ende të dhëna të plota të sigurisë”, edhe pse CEO i Pfizer, sot konfirmoi se vaksina e tyre është provuar të jetë 90% efektive.

Z. Johnon tha “se vaksina kishte hequr një pengesë të rëndësishme, por ishte akoma larg”, duke theksuar:

“Është ende shumë shumë herët.”

Ai shtoi:

“Ky lajm sot bëri bujë, por jemi ende larg. Nuk mund të mbështetemi te kjo si zgjidhje.”

Pfizer sot konfirmoi se prova e tyre e vaksinës kishte tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve pas kryerjes së provës mbi 43,500 njerëz në gjashtë vende të ndryshme.

Ata thanë:

“Në total, ne kemi prodhuar 40,000,000 doza të vaksinës kandidate.”

Mjeku Jonathan Van-Tam tha se ishte i sigurt se lajmi ishte një “zbulim i vërtetë i rëndësishëm shkencor” dhe një moment historik i madh.

Ai paralajmëroi se "bërja e vaksinave është me të vërtetë e vështirë dhe shumë gjëra mund të shkojnë keq" gjatë procesit të prodhimit.

“Unë shpresoj se mund të parandalojë valët e ardhshme, por ne gjithsesi duhet ta luftojmë deri në fund këtë, edhe pa një vaksinë.”

Burimi: The Guardian, Metro UK