Fjalori i Collins deklaroi fjalën “lockdown” (karatinë/bllokim) si fjalën e vitit 2020, pas një rritjeje të madhe në përdorimin e saj gjatë pandemisë.
Leksikografët regjistruan më shumë se 250.000 përdorime të “lockdown” gjatë vitit 2020, nga vetëm 4000 vitin e kaluar.
Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda njerëzve”, tha Collins.
Terma të tjerë të lidhur me pandeminë në listën e 10 fjalëve më të përmendura përfshijnë: “Vetë-izolimi”, “distancimi social”, “korona virusi” etj.
Sipas fjalorit, fjala “lockdown” përcaktohet si “vendosja e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndrveprim shoqëror dhe qasje në hapësirat publike”.
Fjalë të tjera më të përdorura, por që nuk kanë lidhje me pandeminë dhe virusin, lidhen me ngjarje sociale dhe politike të këtij viti.
Pas vdekjes së qytetarit me ngjyrë, George Floyd, shkurtesa “BLM” (Black Lives Matter), pati një rritje të përdorimit prej 581%.
"Megxit", termi i modeluar nga fjala Brexit që u përdor për tërheqjen e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Meghan Markle dhe princit Harry, nga detyrat mbretërore, gjithashtu bën pjesë këtë listë.
Edhe “TikToker”, dikush që merret me TikTok bënte pjesë në fjalët më të përdorura.
Fjala e vitit në 2019-ën, sipas Collins, ishte “Greva e klimës” (Climate strike), një vit në të cilin 17-vjeçarja Greta Thunberg udhëhoqi një lëvizje globale mjedisore.
Fjalët e mëparshme të vitit sipas Collins:
2019: Climate strike (Greva e klimës)
2018: Single-use (Një-përdorim)
2017: Fake news (Lajm i rremë)
2016: Brexit
2015: Binge-watch (Term që përdoret kur sheh një serial a diçka tjetër për një kohë shumë të gjatë pa ndërprerje, deri sa e përfundon)
2014: Photobomb (Term që përdoret kur dikush ose diçka e parëndësishme në sfond merr vëmendjen e gjithë fotos)
2013: Geek (Zhargon i përdorur fillimisht për të përshkruar njerëz të çuditshëm ose jo të zakonshëm, ndërsa tani përdoret për një ekspert ose entuziast të fiksuar pas një hobi të caktuar, kryesisht lidhur me teknologjinë.)
Burimi: BBC