Historia e dashurisë së Nikki Bella dhe John Cena-s u përfol jo pak në media, por ndarja e tyre edhe më. Duket se raporti i ish-çiftit është aq i mirë sa John Cena ka qenë i pari për ta uruar Nikki-n pas lindjes së bebit.
"Unë dhe John do të jemi përgjithmonë të lidhur. Ne kishim një marrëdhënie publike në një reality shoë për 6 vite. Gjithçka kam uruar për të është të jetë i lumtur, prandaj jam shumë e lumtur kur e shoh si tani, brenda botës së filmit."- u shpreh Bella për Us Weekly.
Ndër të tjera, ish-partnerja e keçistit tregoi se ai e mori në telefon për ta uruar dhe ndonëse ishte bisedë e shkurtër, emocionet nuk munguan.
"Kur erdhi bebi, ai mori motrën time Brie dhe mua gjithashtu. (Nikki dhe e motra sollën në jetë fëmijët njëra një ditë pas tjetrës.) Nuk mbaj mend sa shumw kohw kishim pa folur personalisht, por ishte shumë urim i ëmbël dhe i shkurtër."- vazhdoi ajo.
Nikki dhe partneri i saj Artem Chigvintsev sollën në jetë një djalë në korrik pas ndarjes nga Cena në 2018-ën. Ky i fundit, aktualisht është i martuar me Shay Shariatzadeh, por sidoqoftë, raporti me Nikki-n është diçka tjetër!