Kinema & TV

Aktori sapo zbuloi kur do të ndodhë rikthimi i 'Friends'

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2020

Aktori sapo zbuloi kur do të ndodhë rikthimi i 'Friends'

Një lajm i mirë: Rikthimi i "Friends" do të ndodhë vërtetë dhe tani kemi një datë! Kur do t'i shohë bota edhe njëherë kastin legjendar brenda një ekrani të vetëm? 

Në mars të 2021-it! Një lajm të tillë e bëri të ditur vetë Matthew Perry, përmes një statusi në Twitter.

"Ribashkimi i "Friends" është parashikuar të ndodhë aty nga fillimi i marsit. Duket që na pret një vit shumë i zënë para dhe kështu na pëlqen!"- shkruan Chandler, ashtu siç me siguri e njihni të gjithë.

Aktori sapo zbuloi kur do të ndodhë rikthimi i 'Friends'

Në fakt, një ngjarje kaq e rëndësishme si kjo për fansat e serialit, pritej të ndodhte majin që kaloi, por duket qenë se pandemia vështirësoi çdo plan u shty për një moment të dytë.

Rikthimi i bujshëm i "Friends" në HBO po pritet me po aq entuziazëm sa dalja e sezoneve të reja dikur. David, Jennifer, Courteney, Matt, Lisa dhe Matthew, të gjithë bashkë!

Deri më tani dihet që xhirimet e serialit do të bëhen në Stage 24 të Warner Bros me 6 aktorët origjinalë, por nën drejtimin e disa producentëve të rinj.

Burimi: Pop Sugar