Megan Fox, jo vetëm që është çmendurisht e dashuruar me Machine Gun Kelly, por gjen fjalët e duhura për ta përshkruar pasionin e çmendur që po jeton me të.
Për të, të jesh e dashuruar dhe në një lidhje me reperin është si të jesh me një "cunam" gjatë gjithë kohës.
Gjatë intervistës së fundit për NYLON, aktorja përshkroi me saktësi sa shumë intensive është marrëdhënia dhe kimia mes tyre.
Megan jo vetëm që e quajti marrëdhënien me të nga ato që vijnë njëherë në jetë, por tha se dashuria e tyre ishte "proporcion mitik".
"Të duash atë është si të jesh e dashuruar me një cunami apo me një pyll në zjarr. Intensiteti që kemi thjesht të lë pa fjalë dhe kërcënimi që kjo jep është po aq e fuqishme dhe e bukur sa ti nuk ke asnjë zgjidhje tjetër veçse t'i dorëzohesh me gjithë qënien tënde."-u shpreh ajo.
Pasi mori frymë thellë nga gjithë ky përshkrim, Megan tregoi se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj pasi ka njohur MGK dhe sa shumë ai kujdeset për mirëqënien e saj.