Celebrity

Michael Douglas zbuloi saktësisht se si i kërkoi një takim Catherine Zeta-Jones

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2020

Michael Douglas zbuloi saktësisht se si i kërkoi një takim

Për të përkujtuar përvjetorin e tij të 20-të të martesës me Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas ndau një mesazh prekës me audio në Instagram, që detajonte saktësisht se si ai i kërkoi të dilnin të vitin 1998.

Që kur të dy filluan lidhjen, ata kanë arritur të jenë një nga çiftet më të qëndrueshëm në Hollywood, duke iu shmangur skandaleve dhe dramës.

Çifti u martua në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Dylan, 20-vjeç dhe Carys, 17 vjeç.

Michael Douglas zbuloi saktësisht se si i kërkoi një takim

Në mesazhin e tij, Douglas thotë se Zeta-Jones i tërhoqi vëmendjen kur ajo po luante në filmin “Zorro” dhe ata u takuan për herë të parë në Festivalin e Filmit Deaville, megjithëse gjërat nuk ishin të lehta në fillim.

“Jam në shtëpinë e dikujt në Hollywood dhe ata po shfaqin filmin “Zorro”. Shoh filmin dhe them: “Uau, kush është kjo vajzë? Fantastike!”

Një muaj më vonë, unë jam në Festivalin e Filmit në Deauville dhe shoh në orar se të nesërmen, atje do të ishte “Zorro”. Më thonë se “Zeta-Jones do të jetë këtu vetëm për një natë. Ajo është në mes të xhirimeve të filmit “Entrapment” me Sean Connery, por do të dëshironte të pinte diçka me ju”.

Michael Douglas zbuloi saktësisht se si i kërkoi një takim

Doulgas vazhdon historinë duke thënë se thuajse prishi gjithçka me një “frazë idiote” që tha.

“Jam ulur në bar dhe mendoj “Oh Zot!”, kur ajo vjen. Ne ulemi dhe vazhdojmë të flasim.

Në një moment, e shoh dhe i them: “Unë do jem babai i fëmijëve tuaj”, dhe ajo më thotë:

“Kisha dëgjuar shumë për ty dhe shoh që paskan qenë të vërteta. Natën e mirë”, dhe u largua. Të nesërmen në mëngjes, u largua edhe nga festivali.

Edhe pse përshtpja e parë tek aktorja s’paska qenë dhe aq e mirë, Douglas sidoqoftë arriti ta fitojë zemrën e Catherine.

Michael Douglas zbuloi saktësisht se si i kërkoi një takim

“Gëzuar 20-vjetorin e dashur!”, shkroi ai në postimin dedikuar aktores. “Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Michael Douglas (@michaelkirkdouglas)

Burimi: In Style