Charli D’Amelio, ylli i TikTok, është bërë personi i parë që arrin më shumë se 100 milionë ndjekës në platformë.
Rekordi i ri vjen disa ditë pasi Charli u kritikua nga ndjekësit për shkak të një videoje familjare, ku ajo dhe motra e saj, sipas ndjekësve, treguan mungesë respekti ndaj shefit të kuzhinës. Përpos kësaj, Charli u “bombardua” me komente negative, pasi gjatë bisedës me James Charles, i ftuar në familjen D’Amelio, u shpreh se dëshiron të arrijë 100 milionë ndjekës sepse i pëlqen numri 100, gjë që i bëri ndjekësit e saj të mendonin se ajo i sheh ndjekësit thjesht si numër.
Përpara se të shkonte në 100 milionë ndjekës, numri i ndjekësve në TikTok shkoi nga 99.5 milionë në 98.5. Megjithatë, asgjë nuk e pengoi adoleshenten të thyente rekord.