Celebrity

Kush është 'motra' e princ Harry-it dhe princit William

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2020

Kush është 'motra' e princ Harry-it dhe princit William

Kohët e fundit ka qenë zhurma e "The Crown" që i ka bërë njerëzit edhe më të fiksuar pas familjes mbretërore, por sidoqoftë, fakti që princ Harry dhe William kanë një "motër", zgjon kureshtjen e të gjithëve! 

Laura Lopes mund të jetë një emër i padëgjuar për botën, por është pjesë e familjes mbretërore, po aq princat, Kate dhe Meghan.

Laura është vajza e Camilla-s, nga martesa para princit Charles që kjo e fundit kishte me Andrew Parker.

Kush është 'motra' e princ Harry-it dhe princit William

Camilla dhe Andrew kanë dy fëmijë, Tom Parker dhe Laurën e cila është kuratore arti. Nëse jeni kuriozë ta shihni si duket "motra" e princave, hidhini një sy fotos familjare.

Sipas përfaqësuesëve mbretërorë, në fillimet e tyre, Harry dhe William nuk shkonin fare mirë me Laurën.

"William dhe Laura kishin sherre të tmerrshme nëpër shtëpi. William ja vinte fajin Camilla-s për gjithë vuajtjen që e ëma kaloi, gjë e cila e mërziste Laurën. Kjo bëntë që Laura t'i kthehej keq William-it duke i thënë se "babai i tij i kishte shkatërruar jetën"."

Gjithsesi, me kalimin e viteve, gjërat kanë ndryshuar.

Kush është 'motra' e princ Harry-it dhe princit William

Vajza e Camilla-s është e martuar me ish-modelin e Calvin Klein në 2006-ën dhe kanë 3 fëmijë. Sipas The Express, Charles do t'i dhurojë tituj mbretërorë edhe nipërve të tij pasi të marrë fronin. Kjo do të thotë që Laura mund të bëhet dukeshë ose konteshë, kur princi Charles të bëhet mbret.

Kush është 'motra' e princ Harry-it dhe princit William

Pavarësisht kësaj, fëmijët e Camilla-s nuk e ndjejnë veten pjesë të familjes mbretërore. Gjatë një intervistë të vëllait të saj, Tom ai u shpreh:

"Për të qenë të sinqertë nuk jemi pjesë e familjes mbretërore. Thjesht nëna ime është e martuar aty. Ajo është pjesë e saj, ne thjesht jemi fëmijët e përbashkët, qëndrojmë në anë."

Goxha deklaratë realiste!

Burimi: Cosmopolitan