Në vitin 2020, Covid-19 preku jetën tonë në pothuajse çdo mënyrë, kudo, ndërsa vendet kaluan në bllokim dhe lëvizje të kufizuar për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndërsa dyert u mbyllën dhe filloi izolimi, raportimet për të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht për dhunën në familje, filluan të rriteshin.
Pandemia e dhunës ndaj grave nuk është e re. Edhe para se të na shfaqej Covid-19, globalisht, 243 milionë gra dhe vajza u abuzuan nga partnerët e tyre intimë gjatë vitit të kaluar.
Në fushatën vjetore 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore (25 nëntor - 10 dhjetor) UN Women po bashkëpunon me njerëz të fushave të ndryshme për nevojën e financimit, shërbimet thelbësore, parandalimin dhe informimin për dhunën ndaj grave.
1. Dëgjoni dhe besoni të mbijetuarat
Kur një grua ndan historinë e saj të dhunës, ajo bën hapin e parë për të thyer ciklin e abuzimit. Na takon ne që t'i japim asaj hapësirën e sigurt për të folur dhe për të kuptuar se ajo dëgjohet. Mos u vini kurrë faj viktimave dhe kundërshtoni idenë se u takon grave të shmangin situata të rrezikshme.
Mos thuaj, "Pse nuk u largua ajo?"
Thuaj: “Ne të dëgjojmë. Ne të besojmë. Ne jemi me ty."
2. Mësoni brezin tjetër dhe mësoni prej tyre
Filloni bisedat në lidhje me rolet gjinore herët dhe sfidoni tiparet dhe karakteristikat tradicionale të caktuara ndaj burrave dhe grave. Vini në dukje stereotipet që fëmijët hasin vazhdimisht, qoftë në media, në rrugë apo në shkollë, dhe tregojini që është në rregull të jesh ndryshe. Inkurajoni një kulturë të pranimit.
3. Kërkoni shërbime thelbësore për të mbijetuarat e dhunës
Shërbimet për të mbijetuarat janë shërbime thelbësore. Kjo do të thotë që qendrat e strehimit, qendrat ku mund të telefohet, këshillimi dhe e gjithë mbështetja për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore duhet të jenë në dispozicion për ato në nevojë, madje edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.
4. Mësoni shenjat e abuzimit dhe si mund të ndihmoni
Ka shumë forma të abuzimit dhe të gjitha ato mund të kenë efekte serioze fizike dhe emocionale. Nëse shqetësoheni për një mikeshë e cila mund të jetë duke përjetuar dhunë ose ndihet e pasigurt, kushtojini rëndësi këtyre shenjave dhe mësoni rreth mënyrave për t'i ndihmuar ato të gjejnë siguri dhe mbështetje.
5. Bisedoni
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një shkelje e të drejtave të njeriut. Është e pranishme kudo, por nuk është e pashmangshme, nëse nuk qëndrojmë të heshtur. Tregoni solidaritetin tuaj. Qoftë edhe në Instagram psër shembull, mund të përdorni filtrin e fytyrës së UN Women dhe për të inkurajuar të tjerët.
6. Mbani një qëndrim kundër dhunës seksuale
Kultura e përdhunimit është mjedisi shoqëror që lejon që dhuna seksuale të normalizohet dhe justifikohet, e nxitur nga pabarazitë dhe qëndrimet e vazhdueshme gjinore në lidhje me gjininë dhe seksualitetin.
7. Dhuroni për organizatat e grave
Dhuroni për organizatat lokale që fuqizojnë gratë, mbështesin të mbijetuarat dhe promovojnë pranimin e të gjitha identiteteve gjinore dhe seksualiteteve.
UN Women punon me organizatat e grave kudo për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave, për të ndihmuar të mbijetuarat dhe për të siguruar të drejta të barabarta për gratë dhe vajzat kudo.
- Artikullin e plotë të UN Women e lexoni këtu.