Celebrity

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë ‘të dëmshme’, por pse?

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2020

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë

Ulrika Jonsson i ka quajtur toksikë “trupat perfektë” të Jennifer Lopez dhe Jennifer Aniston, duke thënë se imazhi i tyre mund të shkaktojë dëme në vetëbesimin e grave.

Këtë javë, J Lo pozoi e zhveshur për të njoftuar këngën e saj të re “In The Morning”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Edhe Jennifer Aniston ka publikuar një set fotografish së fundmi, për fushatën e kompanisë që ajo po promovon.

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë

 Ndërsa Aniston dhe Lopez janë përgëzuar për fizikun e tyre nga shumë njerëz dhe fansa, ish-prezantuesja e “Gladiators” tha se fotoja e J Lo e bëri të ndihet si “e parëndësishme”:

“Është sikur dikush mori një gjilpërë gjigante dhe shpoi dhe atë vetëbesim që kishte mbetur nga viti im i 54-të.”

Ulrika* tha se ndërsa është vetëdijshme që personazhet e famshëm kanë mundësi për trajnerë, dietologë, kuzhinierë personalë, makeup profesional dhe shpesh edhe photoshop në imazhet e tyre, ajo beson se “kjo shitje e përsosmërisë” është duke bërë një dëm të madh.

* Nëse s’e keni dëgjuar më parë si emër, Ulrika është prezantuese dhe ish-modele me origjinë suedeze dhe britnaike. Ajo u bë e njohur fillimisht si prezantuese e motit, më pas ishte pjesë e emisionit “Gladiators” dhe drejtuese e “Shooting Stars” në BBC Two.

Jonsson u shpresh se nëse ajo është “e lënduar” nga imazhet, "imagjinoni si mund të jetë ky efekt te gratë “e  moshuara”, apo ato “të zakonshme”.

Ajo shkroi për The Sun:

“Të dish që ke kaluar disa faza në jetë dhe pastaj, edhe pasi ke provuar veshjet më të bukura dhe makeup-in më të mirë, përsëri nuk ndihesh mirë, nuk mund t’ju them se sa e dhimbshme është.”

Ulrika madje tha se mendon që pamja e saj, ka bërë që të humbasë punën sepse ajo “nuk ishte spektakolare”.

“Krijimi i pritshmërive joreale dëmton kaq shumë dhe kjo skllavëri e përsosmërisë me të vërtetë ka nevojë të përfundojë.”

Nëna e katër fëmijëve i dha fund shkrimit, duke thënë se ka “gjëra të tjera në jetën e saj, që kanë përparësi mbi pamjen”.

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë

Ulrika ka folur edhe më parë për trupin dhe pamjen e saj, pasi ajo dhe ish-bashkëshorti ndaluan marrëdhëniet seksuale.

“Shkonim bashkë një herë në tetë vjet dhe kisha frikë se pas të 50-ave, nuk do të kisha më një jetë seksuale.”

Ajo shtoi për Metro UK:

“Kjo kishte një efekt të dëmshëm për mua. Fillova të mos e pëlqeja veten, trupin tim. U mbylla në vetvete.”

Ulrika dhe Brian, bashkëshorti i saj i tretë, u ndanë në vitin 2019.

Artikuj të rekomanduar: