Gigi Hadid, ndryshe nga partneri i saj nuk ka raport të mirë me tatuzhet dhe në pamje të parë duket sikur nuk ka asnjë simbol të tillë në trupin e saj. Keni të drejtë ta mendoni këtë, por në fakt Hadid ka një tatuazh që është aq i vogël sa as paparacët nuk kanë mundur ta kapin nëpër foto.
Do thoni ju ku është? Shihni gjë në këtë foto?
View this post on Instagram
E dimë që nuk gjetët gjë, por tatuazhi është aty.
Gigi, ka një zemër të thyer në pjesën e brendshme të gishtit të mesit, tatuazh të cilin e ka bërë bashkë me shoqet e ngushta Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Cara Delevingne.
Hailey e ka bërë zemrën e thyer njësoj si shoqet, por në ngjyrë të kuqe ndërsa Jenner në të bardhë. Ndonëse ende nuk është konfirmuar, edhe tatuazhi i Hadid është në ngjyrë të bardhë, prandaj është kaq e vështirë të dallohet me sy të lirë.
Nga ana tjetër, koleksioni i tatuazheve të motrës së saj, Bella-s është lehtësisht i dallueshëm edhe pse të dyja janë fanse të simboleve minimaliste, elegantë dhe të punuara me finesë.
Burimi: Pop Sugar