Showbiz dhe TV

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e kuptoj planin tënd'

Shkruar nga Anabel

30 Nëntor 2020

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e

I ftuar në “Shiko kush luan” pak kohë më parë, i pyetur për artistin/en që ka marrë më shumë famë nga ai, Capital T u përgjigj me emrin e Ardian Bujupit. Në një intervistë me Meriton Mjekiqin në “Gjoni Black”, Capitali theksoi se e vlerëson shumë Ardianin si artist, mirëpo nga ana tjetër, shtoi se para bashkëpunimit të tyre në këngën “Andiamo”, Bujupi nuk gëzonte këtë sukses në tregun shqiptar.

Lidhur me këtë deklaratë, Ardian Bujupi ka postuar një Insta-story, ku shprehet:

"Nëse ia nisim kësaj pune vëlla, mos flit pas shpine por hyjmë Live dhe i shprehim gjërat, sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj, etj."

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e

Deklaratë, së cilës Capital T i përgjigjet në Instagram:

"Nuk është pas shpine, të flasësh në emision live. S'jam prej atyre që flas pas shpine. Ti nëse do, falim si të duash ti."

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e

Së cilës, Ardian Bujupi përsëri i kthehet:

"Nuk m'i the këto fjalë kurrë në fytyrë. Nuk e kuptoj planin tënd, ama shkojmë live sonte dhe i shprehim."

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e

Duke shpresuar që bisedave me Insta-story t'i vijë fundi, ndoshta sot presim një Live, përsëri në Instagram me dyshen dhe konfliket e tyre.