Instagramming

Vazhdon debati mes Ardian Bujupit dhe Capital T: 'S'më pyete njëherë ku je!'

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2020

Vazhdon debati mes Ardian Bujupit dhe Capital T: 'S'më pyete

Ardian Bujupi dhe Capital T, ashtu siç e lanë do të sqaronin gjithë keqkuptimet përmes një Live në Instagram. Gjithçka nisi nga një deklaratë e Capital T-së në "Shiko Kush Luan" ku reperi pretendon se Bujupi është artisti që ka marrë më shumë famë prej tij. 

Vazhdon debati mes Ardian Bujupit dhe Capital T: 'S'më pyete

Tani, sipas Ardianit, konflikti mes djemve nisi nga një kërkesë për bashkëpunim nga ana e tij, por kur Capital-i kërkoi ta bënte pjesë të albumit të tij "Skulpture", Bujupi refuzoi dhe bashkëpunimi më tej nuk u realizua kurrë.

"Asnjë fjalë nuk është e vërtetë! Të kam hapur dyert e shtëpisë, ke fjetur tek unë, kam bërë gjithçka. I dërgova një këngë paraprakisht që më pëlqeu shumë dhe më tha e dua për albumin tim. Kemi patur mosmarrveshje dhe më pas më tha "jo, nuk e bëjmë hiç."- u shpreh Ardiani.

Pak më vonë, në Live futet dhe reperi, i cili tregon versionin e tij të zënkës, ku sipas të cilit, këngëtari nuk është sjellë siç duhet me të.

Vazhdon debati mes Ardian Bujupit dhe Capital T: 'S'më pyete

"Kur erdhe në Prishtinë, nuk më pyete njëherë, ku je. Nuk më ftove për një drekë, një darkë. Se të kam shokë, ke bërë një këngë me mua, një hit! Kur të vish në Prishtinë takohemi dhe sqarohemi, ose kur të vij unë në Gjermani."- e mbyll Capital-i duke mos shtuar më asnjë fjalë.

Pas kundërpërgjigjeve nëpër Instastory, duket se as Live në Instagram nuk i çoi djemtë gjëkundi. Presim takimin përballë!