Celebrity

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2020

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez

Selena Gomez ka qenë shumë e zënë gjatë gjithë këtij viti. Përveçse ka publikuar një album të ri, lançoi linjën e saj kozmetike, nisi një shoë gatimi në HBO dhe mbi të gjitha i është rikthyer epokës së njohjeve! 

Ylli i Disney-it pavarësisht punëve, e ka gjetur kohën për të nisur një romancë në ajër me Jimmy Butler, një basketbollist i NBA.

Sipas E!News, Selena "po studion gjithë opsionet që ka" tani për tani, por me Jimmy-n ka dalë në disa takime dhe gjasat që të kenë diçka bashkë janë të mëdha, ndonëse nuk ka asgjë konkrete. 

Burimet, kanë bërë me dije se Selena dhe ai kanë dalë disa herë në takime, janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mbi të gjitha Gomez mendon që ai është "djalë i mrekullueshëm".

Sidoqoftë, ju jeni kureshtarë të shihni si duket Jimmy, prandaj urdhëroni:

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez