“Teoricienët e konspiracionit” ose fansat e Jennifer Lopez, mendojnë se ajo po planifikon t’i mohojë publikut një martesë gjigante dhe të ekspozuar, dhe do të martohet në fshehtësi të plotë më të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.
Sidoqoftë, në një intervistë me Entertainment Tonight, Lopez këmbënguli se një vendim i tillë nuk është si nëpër libra dhe se filmat ku ajo luan (“Marry Me”, “Shotgun Wedding”), janë vetëm rastësi.
Lopez tha se për vite me radhë, njerëzit e kanë ngatërruar jetën e saj profesionale dhe artistike, me atë personale.
Ajo rikujton se kur publikoi këngën “El Anillo”, një vit pas fejesës me Rodriguez, i bëri njerëzit të mendojnë se një martesë ishte në horizont, por Lopez thotë se as kjo nuk ishte e qëllimshme.
Shkurtimit, kënga thotë:
“Kur do më dhurosh një unazë?”
“Është për të qeshur se si jeta reflektohet ndonjëherë në gjërat që bëjmë, por në rastin tim ka qenë rastësi dhe aspak e qëllimshme.”
Sidoqoftë, ajo tha se në një moment të jetës e saj, e sheh edhe martesën me Alex.
Lopez dhe Rodriguez u fejuan në mars të vitit 2019 dhe kishin planifikuar të martoheshin në 2020-ën, por pandemia ndërhyri.
Edhe pse këngëtarja tha se “i është thyer zemra” sepse shtyu një ngjarje kaq të rëndësishme të jetës së saj, ajo thotë se po i mbush ditët duke punuar në filma të rinj, duke nxjerrë në treg linjën e saj të kujdesit ndaj lëkurës, si dhe duke publikuar një album të ri.
- Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë ‘të dëmshme’, por pse?
- Në vetëm pak muaj, Jennifer Lopez ka provuar mbi 10 modele e prerje flokësh: Ja disa ide për ju!
- Nga stilisti i Jennifer Lopez: 5 trendet më të mëdha të flokëve për stinën e dimrit
- Jennifer Lopez njofton për këngën e re ndryshe: Me një sesion fotosh nudo
- Filmi i famshëm i J Lo, do të ketë shumë shpejt një version turk
- Jennifer Lopez njofton për këngën e re ndryshe: Me një sesion fotosh nudo
- Flokët e J.Lo mund t’i realizoni për fiks 5 minuta
- Pse performanca e zjarrtë e Jennifer Lopez po i kujton njerëzve Beyonce-n?
- AMAs 2020: Performanca e Jennifer Lopez ishte aq sensuale, sa për pak do censurohej
Burimi: In Style