Tuna dhe Patrisi, pavarësisht se çfarë flitet nëpër media, kanë zgjedhur që deri në këto momente të mos komentojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre, megjithatë disa detaje të dyshimta tregojnë se raporti i tyre nuk është në ditë të mira.
Pak ditë më parë, News31.al raportoi se Tuna është shtatzënë për herë të dytë, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluar që të ndahet nga bashkëshorti, Patrisi. “Duket se marrëdhënia mes tyre nuk ka shkuar mirë këtë periudhë, aq sa janë në prag divorci,” shkruan News31.al.
Përsa i përket shtatzënisë, nuk ka ende një deklaratë të qartë, përveç reagimit të Tunës në shtator, ku as konfirmoi dhe as mohoi zërat. Së fundmi, në profilet përkatëse të (ish)çiftit të Instagram, janë vënë re disa postime të dyshimta.
Fillimisht, nuk e ndjekim më njëri-tjetrin. Përpos kësaj, faqja e Tianit, djalit të tyre, e cila menaxhohet nga Tuna, ka ndryshuar emrin në Tian Sejdi, duke hequr mbiemrin e Patrisit.
Ky i fundit, postoi një video në Instagramin e vet, ku shkruan “Tian Patris Berisha”.
Anabel.al u përpoq të kontaktonte me Tunën, por nuk kemi marrë ende një përgjigje.